Eduart Torba, 49-vjeç, Ahmet Torba, 64-vjeç, dhe Lavrdim Kaleci, 53-vjeç, nën hetim pë rmos kallëzim krimi, janë arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim të 60-vjeçarit Nuri Basha, në qershor të vitit të kaluar. Pas vrasjes, në pranga u vu Osman Torba, ndërsa 3 të arrestuarit e ditës së sotme u vunë asokohe nën hetim penal.
Ngjarja ndodhi më 26 qershor 2022 në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit Lavdrim Kaleci, ku pas një konflikti për motive të dobëta Eduart Torba bashkë me Ahmet Torbën, Lavdrim Kalecin dhe Osmant Torbën rrahën brutalisht Nuri Bashën, 60-vjeç, i cili ndërroi jetë dy ditë më vonë në spital.
3 të arrestuarit thanë në polici se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse shtetasi Nuri Basha, 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i Eduart Torbës, ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
66.7%
-
E gabuar
33.3%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 6
Lajme të tjera
-
Përplasen dy automjete luksoze në Peshkopi, plagoset një këmbësor
19 Mars, 19:00
-
Në pranga kryebashkiaku i Bulqizës, i dha kompanisë së të afërmit të tij ndërtimin e ujësjellësit 3 mln euro! Arrestohen edhe 12 të tjerë, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë
16 Mars, 09:18
-
Me urdhër të SPAK, arrestohet kryetari i bashkisë së Bulqizës Lefter Alla! Policia dhe BKH i mësyjnë në shtëpinë e vëllait (VIDEO)
15 Mars, 21:41
-
Makina del nga rruga në Fushë-Bulqizë, plagoset rëndë 22-vjeçari! Niset me autoambulancë drejt Tiranës (EMRI)
15 Mars, 16:34
-
Bulqizë/ 50-vjeçari dëmtohet teksa punonte në një minierë kromi, niset drejt Traumës (VIDEO)
14 Mars, 12:03
-
EMRI/ I dënuar më parë për vrasje, 80 vjeçari në Mat kërcënon me armë zjarri një person pas konfliktit për pronën! I gjenden granata në banesë
14 Mars, 09:21
-
E rëndë në SHBA! Vajza 3 vjeçare gjen armën e mbushur dhe vret motrën 4 vjeçe
13 Mars, 16:50
-
7 viktima brenda 2 ditëve! Tjetër aksident i rëndë në Dibër, makina me dy të rinjtë del nga rruga dhe bie në përrua! Ndërron jetë pasagjeri 20 vjeçar (VIDEO)
11 Mars, 15:06
-
Shpërndanin kokainë, arrestohen 3 persona në Dibër! Sekuestrohen 220 mijë lekë
9 Mars, 10:12
-
Prag tragjedie në Dibër! 15-vjeçari plagos aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij, Policia e shoqëron në Komisariat
7 Mars, 18:51
-
Kultivoi 4020 rrënjë kanabis dhe iu gjetën 3 ton të tjera në 2016-n, në pranga 51-vjeçari në Mat! Pronari i magazinës, ish kreu i PD-së në Rukaj
7 Mars, 09:44
-
Lëvizje në Polici, Ardian Çipa ikën nga Elbasani, shkon në Gjirokastër! Vendin e tij e zë Ilir Proda! Ndryshime edhe në Dibër
7 Mars, 08:53