Denoncimi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të mitur nxori zbuluar 46-vjeçarin në Tiranë që shiste lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, të cilën e shiste në doza.
Në kuadër të operacionit ‘Last Package’, u arrestua 46-vjeçari i identifikuar me inicialet M.S., banues në rrugën "Thethi", Kamzë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Në mënyrë të vazhdueshme, 46-vjecari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur. Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Kamzës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komente

