Një rast i rëndë është regjistruar mesditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Një 45-vjeçar ka dhunuar ish- bashkëshorten dhe vajzën në mes të lagjes "10 Korriku", për motive që ende nuk dihen.

Mësohet se 45-vjeçari me inicialet G.K ka rrahur ish- bashkëshorten dhe gruan, e ndërsa ka ushtruar gjithashtu dhunë edhe ndaj një gruaje që është përpjekur për të qetësuar situatën.

Mësohet se 45-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.