Agrobiznesi shqiptar kërkon mbështetjen e shtetit për të rritur prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore. Kërkesa është artikuluar sot nga kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj gjatë takimit “Informalitetin në sektorin bujqësor dhe kapaciteteti për të përthithur fonde për zhvillimin rural” që u mbajt në qytetin e Lushnjes.
 
Tryeza u organizua nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në partneritet me Slovak Foreign Policy Association, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë në qytetin e Lushnjes.

agrobiznesi
 
Gjatë diskutimit Rrapaj foli për rëndësinë që ka thithja e fondeve nga Bashkimi Evropian për të zhvilluar agrobiznesin shqiptar. Sipas tij vetëm gjatë vitit 2015, 40 % e këtyre fondeve janë djegur pasi nuk ka patur projekte të mirfillta të paraqitura nga biznesi.

“Në kuadër të konventës europiane për integrim kemi zhvilluar 3 tryeza, e para për sigurinë ushqimore, e dyta për problemet e produkteve organike dhe e treta për problemet e financimit në bujqësi. Kërkojmë mbështetje në inpute në agropërpunim dhe prodhim. Ne kërkojmë që të mos mbështetet individi por grupi. Duhet të krijohet një platformë elektronike për të plotësuar regjistrin elektronik” –tha Rrapaj.
 
Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, përfaqësues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, ekspertë të sektorit të bujqësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
 
 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)