Rrathë misteriozë në fushat
me grurë në Bavari

Rrathë misteriozë në fushat<br />me grurë në Bavari
Rrathët misteriozë të vizatuara me perfeksion në fushat me grurë janë rikthyer sërisht në vëmendje, teksa një e tillë është shfaqur krejt papritur në Bavari. Rrathët e krijuar brenda një nate janë pikasur nga disa turistë që shëtisnin me balonë mbi fushë dhe menjëherë lajmi është shpërndarë nëpër rrjetet sociale duke tërhequr qindra njerëz kuriozë. Në fushën me grurë ndodhen tre rrathë të mëdhenj me një diametër prej 75 metrash dhe vizitorët e intriguar nga perfeksioni i realizimit të tyre dyshojnë se janë realizuar nga qënia jashtëtokësore.

Një ndër besuesit e kësaj teorie shprehet se kjo vepër s’mund të jetë realizim i njerëzve e megjithatë nuk e specifikon nëse janë alienë, por vetëm një forcë mbinatyrore e cila nuk është përcaktuar ende. Ndërsa të tjerë vizitorë mendojnë se nuk mund të jetë kaq rastësi fakti që fusha ndodhet shumë pranë antenave të ish stacionit të komunikimit hapësinor nga ku është bërë transmetimi i parë i mbërritjes në hënë në 1969, për familjet Europiane.

Ndërkohë vetë pronari i fushës ku janë realizuar rrathët misteriozë thotë se ai nuk ka asnjë ndjesi, ndryshe nga çka shprehen shumica e atyre që hynë në qendër të rrathëve dhe mendojnë se aty përcillet një lloj energjie e veçantë. Ai thotë se nuk beson në të tilla hamendësime për vepra alienësh e megjithatë dhe vetë është i habitur për shfaqjen e tyre brenda një nate, duke treguar se fillimisht kishte dyshuar për ndonjë shaka të bërë nga studentët por rrathët sipas tij janë aq perfekte sa është vështirë të ketë ndodhur kështu.

Rrathë të tillë janë të shpeshta gjatë kësaj periudhe dhe tërheqin shumë vizitorë me spekulime nga më të ndryshmet për origjinën e tyre.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë

Zelensky: Rusia mund t’i intensifikojë sulmet në Ukrainë