Edhe pse jemi në sezon veror reshjet e shiut në vendin tonë nuk mungojnë. Sipas Meteoalb, paraditja dhe mbrëmja do të paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu të izoluar.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke variuar nga 10°C deri në 32°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.