Ashtu siç edhe ishte parashikuar, shirat e rrëmbyeshëm janë rikthyer në vend.
Meteorologët bëjnë me dije se nga pasditja e sotme do ketë rrebeshe shiu në të gjithë vendin.
Nga mbrëmja deri në mesnatë do të ketë shkëputje të përkohshme të shirave, por sërish pas mesnatës dhe orët e para të së martës sjellin shtim të shirave në zonat veriore dhe perëndimore.
Situata paraqitet e rënduar në Vlorë, Fier dhe Elbasan, ku era e fortë dhe shirat e rrëmbyer kanë goditur këto tre qytete, ndërsa herë pas here ka pasur edhe shkarkime atmosferike.
Reshje të dendura dhe erë të fortë ka pasur edhe në qytetin e Durrësit.
Temperatura më e ulët në rang territori sot ka shënuar 12°C, ndërsa pritet që maksimumi të ngjitet në 33 – 34°C në disa qytete të ultësirës perëndimore.
Stuhi në Fier,bllokohet rruga nacionale
Moti i keq me erë të fortë e shira të rrëmbyer ka përshirë vendin tonë këtë pasdite.
Situata e rëndë është paraqitur në qytetin e Fierit, ku rrebeshet e shiut janë shoqëruar edhe me erëra të forta me shpejtësi deri në 80 km/ h.
Ndërsa është bllokuar rruga nacionale nga një pemë e rënë në mes të rrugës.
Ka zgjatur vetëm 2 orë stuhia në fjalë, por ka shkaktuar jo vetëm thyerje te pemëve por edhe dëmtim të linjave të energjisë elektrike, duke lënë pa drita disa fshatra dhe gjysmën e Fierit.
Një familje ne Fier, në lagjen Konferenca e Pezes, ka përjetuar tmerrin gjatë kësaj stuhie, pasi stuhia ka hedhur me forcë në çatinë e shtëpisë një tubo hekuri që ka çare tavanin e shtëpisë. Familja e Dhimitrov Sulaj ka treguar se kanë shpëtuar për mrekulli nga një tubë hekuri qe ka përshkuar çatinë dhe ka dëmtuar tavanin e kësaj shtëpie.
/Shqiptarja.com

VIDEO