Mihal Delijorgji vetëm dy ditë më parë ka lënë qelinë e burgut në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë për pafajësi. Ne një intervistë për Shqiptarja.com, ai sqaron disa enigma të gjyqit, procesit, marrëdhëniet me politikën, burgun, çfarë do të bëjë me biznesin e tij, por dhe me atë që e rrethon.
Në intervistën e parë pasi ka lënë qelinë, Delijorgji pohon se ka qenë kompania amerikane, që punonte ne Gërdec, e cila ka punësuar fëmijët në procesin e demontimit. Ai pohon se do të kërkojë dëmshpërblim në Gjykatën e Strasburgut për 5 vitet e qëndruara në qeli.
Tani më duket ndryshe që jemi duke folur, por pse qeshje me pranga në procesin gjyqësor, të parin? Eshtë një foto që qarkullon shumë në internet...
Po është e vërtetë. Atë ditë s’kam dashur fare të shkoj në gjykatë. Ajo foto bëri xhiron e gjithë gazetave. E çfarë më ndodhi? Bashkëshortja me vajzën e vogël ishte aty përpara. Unë isha me tuta sporti, as kostum nuk kisha marrë. Kam qeshur, vetëm prej tyre.
Si dole nga burgu? Në sensin ligjor, praktik, dhe në sensin e sa kohëve?
Unë shkova në burg në datën 14 shkurt. Isha arrest shtëpie dhe më kishin mbetur tre muaj e ca nga dënimi. Kërkova 10 ditë ulje dënimi siç i kërkon çdokush. I bëra kërkesën avokatit për 90 ditë ulje dënimi, dhe më dha 70 ditë.
Ta dhanë për sjellje të mirë në burg?
Për sjellje të mirë, jo. Vendimi thotë se nga momenti që je tre vjet paraburgim dhe dy vjet të tjera bëhen pesë vjet. Nuk kam pasur thyerje disiplimore, kërkersa m’u aprovua për kaq.
Për sjellje të mirë disiplinore vetëm brenda dhe jashtë? Duket se je sjellë mirë jashtë burgut?
Po normal, edhe brenda edhe jashtë.
Nuk e kam në sensin normal. Gjithçka lidhet me procesin Gërdeci...
Këtë nuk e kap dot, jashtë apo brenda...
Ok, kur ishe jashtë, ishe një biznesmen i sukseshëm, ishe i etur për biznes, skrap, i etur për të shfrytëzuar çdo lloj qelize të kësaj shoqërie për të sjellë përfitime...
Normal....
Kjo është një sjellje e mirë?
Eshtë një sjellje e mirë, sepse një biznesmen, i shfrtytëzon gjithë mundësinë që i jepen për të rritur fitimin dhe të jetë i suksesshëm. Shfrytëzon gjithë mundësitë ligjore...
Po, por ke shfrytëzuar gra dhe fëmijë...
Nuk kam shfrytëzuar gra dhe fëmijë, sepse te projekti që po bëhej në Gërdec, kompania amerikane SAC kishte marrë projetin nga Ministria, kompania SAC dhe projektin e parë dhe projektin e dytë. Në projektin e parë që ka pasur dhe fëmijë, nuk i kam marrë unë fëmijërt...
E kush i ka marrë?
I kanë marrë vetë amerikanët. Ishte shpaketimi i fishekëve. Ata zgjodhën. Po të lexosh kontratën që ka SAC me Ministrinë e Mbrojtjes thotë se: përgjegjësia teknike e projektit e mban SAC, nuk ka të drejtë pavarësisht, mbase SAC bashkë me mua kemi krijuar një shoqëri Albademil, të drejtën e sigurisë të punësimit, nuk mund t’i transferohej kompanisë Albademil. Për të dy projektet ishte përgjegjësia e SAC që të transferonte të drejtat. Siguinë dhe anën teknike duhet të firmoste Albademil që isha dhe unë, Ministria e Mbrojtjes dhe sac.
Po si e ka firmosur Ministria e Mbrojtjes për fëmijët?
Nuk ka firmosur, i ka dhënë SAC projektin, gjithçka. Dhe thotë që “t’i s’ke të drejtë”, pasi SAC mori projektin. Dhe i thotë: t’i vërtet thotë do të japë këtë punë, sepse më ke sjellë licensën për këtë punë por t’i s’ke të drejtë të transferosh anën teknike dhe të sigurisë sepse ti je i specializuar. Pavarësisht se u bë dhe një letër ministrit dhe iu tha që për efekt tatimesh unë po krijoj një kompani këtu tjetër...
Po pse duhet të bëhet “një film shqiptar” për efekt të pagesave në shtet?
Sepse nuk e bënte dot dot, duhet të krijonin një kompani. Dhe meqë më thotë mua financo për projektin, thamë të bëjmë këtë kompani bashkë. Anën teknike merrej ai, ti merru me anën e shitjeve.
Dmth ti po më thua se erdhën amerikanët këtu, gjetën ca fëmijë në Gërdec dhe i morën në punë dhe kaq...
Normal, ishin vetë amerikanët, ata i merrnin, ata i tregonin unë s’kam punë fare.
Dmth ju keni vendosur vetëm një drejtor...
Po normal drejtorin, Dritanin. Merreshin vetë amerikanët për projektin që ka qenë. Kanë qenë vetë ata. Ajo nuk ishte si një punë e rëndomtë, por për vetë sigurinë ishin vetë ata.
Duhet të punojnë fëmijë dhe gra që duhet punojnë në punëra të tilla dhe mos më thuaj se ti nuk e dije...
Unë nuk jam specialist i municioneve. Dhe prandaj kompania dhe ministria ia dha kësaj kompanie të specializuar. Sa merr vesh ti nga demontimi, aq marr dhe unë.
Duhet të marrësh vesh shumë se je ne këtë fushë...
Unë nuk hyra në këtë fushë, anën e sigurisë dhe të menaxhimit, duhet të lexosh kontratën, i ka të gjitha kontrata. Lexo kontratën. Dhe i thotë në një letër Ministrit për të krijuar një kompani shqiptare. Unë që në momentin që ti vjen më thua të them: ti financon projektin për kaq lekë sa duhen dhe nënproduket, skrapin, çfarë del, do të ndajmë fitimin.
Ti vetë je i ndërgjegjshëm që aty punonin gra dhe fëmijë?
Nuk e di, se unë nuk jam specialist i kësaj pune.
Atëherë po ju bëj një pyetje in-extremis, vajza juaj po të ishte pa punë do e çoje në një kompani demontimi armësh?
Nëse nuk do të kishte rrezik dhe në moment që vinin se edhe ata që kanë ardhur është se ata të gjithë luteshin: aman më merr dhe fëmijën. I luteshin atyre. Në i kanë marrë i kanë marrë për punë të lehta. Tani a duhet të merreshin për të punuar? Flasim gjithmonë për projektin e parë sepse te i dyti nuk ka pasur fëmijë. Në këtë moment ata që ishin specialistë të kësaj pune...
Dmth ti po thua që nëse nuk kishte asnjë rrezik për vajzën tënde, vajza jote do punonte aty...
Po të mos kishte rrezik po, po të kishte jo.
Ndodhi shpërthimi pas projektit të dytë. E ke sqaruar se ku ishe...
Kam qenë në Tiranë.
E ndjeve shpërthimin?
Jo. Nuk e ndjeva kam qenë në Tiranë.
Dhe çfarë ndodhi? Të morën në telefon?
Më morën në telefon...
Sa minuta pas shpërthimit?
As pesë minuta.
Në shpërthimin e madh apo të parin?
Jo atë të fillimit fare. I kam thënë Dritanit: Shiko të ikin njerëzit që të shpëtojnë njerëz.
Po pse të ikin njerëz? Ti e dije që aty nuk kishe siguri?
Tani, nuk kishte nevojë të dija apo jo, sepse nuk e dija dhe nuk merresha me atë punë. Por gjithsesi lëndë plasëse, ra zjarr e shpërthen. Shpërthen një granatë, e jo më municioni dhe thashë të vetmen gjë që bëj, është të ikin njerëz. Dhe unë në sensin tjetër dhe në atë moment që ndodhi mund të isha dhe vetëm. E kisha lënë me disa gjermanë ti takoja në Durrës për punë të tjera. Dhe ata në atë moment më thonë që vinin nga shkodra dhe e kishim lënë këtu.
Dhe unë thashë, me ta e kisha lënë në orën 1.30 dhe po shkoj të takoj njëherë Tanin të shikoj se ç’bëhet nga puna dhe po iki në Durrës. Dhe në momentet e fundit jam kthyer unë dhe më morën në telefon që po vinin. Dhe në këtë moment që më morën as pesë minuta, kam shkuar për të takuar Tanin, as pesë minuta. Hëngra dhe një predhë në makinë dhe të shikosh makinën është prishur fare. Vajta 200 metra afër kraterit.
I ka dhe prokuroria fotografitë e makinës. Në atë moment nuk më dilte as Dritani në telefon, sepse u bllokuan telefonat. Kam ikur në Durrës te kompania tjetër. Dikur më doli edhe Dritani. Thirra avokatin dhe nga momenti që ndodhi shpërthimi në 12.00 po të ishte për të ikur...
Po të ikje nga Shqipëria...
Po, nga Shqipëria flas. Ne thamë këtu jemi: nëse kemi përgjegjësi dhe faj, të vendosë drejtësia. Kam vajtur në emergjencë në vendngjarje për të parë ç’kishte ndodhur. Sepse sa dije dhe ti, dija dhe unë. Kjo ishte historia.
Kur ne investiguam ditët e para, prokuroria nxorri tabulatet. Dhe kemi parë edhe tuat. Të erdhi keq që me Shkëlzen Berisha ke pasur me shume telefonata? Cili je ti që ke pasur gjithë këtë intesitet telefonatash me djalin e kryeministrit?
Tani, çdo njeri, nuk është e ndaluar të flasësh në telefon...
Po ke pasur intesitet telefonatash, pse janë bërë?
Po edhe po të kesh, ç’të keqe ka? Unë isha biznesmen shumë i rregullt, me kompanitë që kisha shtetit shqiptar i kam paguar mbi 60 milionë euro taksa. Çdolloj pune që kam bërë e kam bërë brenda ligjeve dhe rregullave...
Ç’a të lidh ty me djalin e kryeministrit? Shok s’e ke, as ha dreka. Për çfarë të duhet?
Ti thua në këtë moment që kam folur. Unë them se nuk kam folur. Ti thua se janë tabulatet. Dhe kaq. Tani në Shqipëri, a më kupton, do vesh për të marrë, normal që interesohesh se kush janë njerëzit brenda ligjit. Apo mund të më thuash, pse ke folur me Shefin e Shtabit. Të thashë edhe më parë, as drogë nuk bëj, as prostitucion nuk bëj...Sali Berisha, Shkëlzen Berisha nuk më ka dhënë asnjë punë, asnjë punë, as Edi Rama, as Ilir Meta, asnjë njeri...
Po ti u gjende në vështirësi dhe u telefonon krerëve kryesorë të shtetit dhe unë si gazetare dyshoj se ti do të mbyllësh një punë me urgjencë...
Tani ç’punë kam mbyllur. Hapim letrat dhe shohim. Mihali gjatë këtyre viteve çfarë ka marrë. Kam marrë ndonjë tender, ndonjë rrugë, kam marrë ndonjë punë nga shteti. Këto janë faktet. Ju si gazetare mund të investigoni...
Po punë e marrë nga shteti është edhe rasti që more demontimin...
E ke gabim. Nuk e kam marrë unë. E ka marr një kompani greke.
Por që punonte te fabrika jote...
Unë kam qenë një nënkontraktor i saj.
Atëherë pse duhet të marrësh në telefon shefin e shtabit të përgjithshëm për këtë?
Sepse unë jam një nënkontraktor që s’ma ke dhënë ti si shtet punën, por kontraktori. Dhe për një lehtësi dhe për një pengesë e kam bërë këtë për mbarëvajtjen e punës.
Dhe ke hedhur shumë dyshime se shpërthimi ska qenë një gabim njerëzor por një sabotazh. I cili deri tani nuk është provuar...
Nuk është provuar, se nuk është hetuar. Dhe këtë mos ma bëj mua pyetjen, por prokurorisë dhe do të jap edhe argumentet. Sepse nuk është hetuar fare.
Po kjo nuk të çon në dyshimin e sabotazhit...
Ja ta them unë pse. Dhe i qëndroj kësaj dhe në një moment do dalë e vërteta sepse karrocë nuk është salduar fare atë ditë. Dhe nuk e them unë këtë. E thonë vetë këtë madje edhe njerëzit e Qemal Deliut. Dhe ne kërkuam të bëhet eksperimenti i karrocës që të gjendet shkaku. Dhe kjo nuk qëndron.Qindra eksperimente të bësh dhe nuk qëndron kjo pistë...
Që të marri flakë fabrika...
Ai erdhi tha nga saldimi kur vetë roja thotë që nuk ka ndodhur. Ata thonë se erdhi gjysëm ore para. Gjysmë ore para, kape po deshe me dorë, e jo më të marrë baruti që kërkon 180-190 gradë të ndizet. Prandaj nuk qëndron.
Po pse qëndron si sabotazh për ty dhe Fatmir Mediun? Se ju të dy prentendoni këtë gjë?
Nuk e di për Fatmir Mediun, atë mund ta pyesësh vetë. Dhe ku bazohem unë. Duhet të gjejmë arsyet. Për të marrë vetë nuk merr. Dhe po të shikosh edhe ekspertizën që bënë amerikanët nuk thonë se erdhi nga kjo, thonë 5-6 variante...
Cilat janë variantet?
Po shkojini shikojini vetë, jo ka shpërthyer vetë, jo karroca...
Pra e kanë dhe karrocën..
Po e kanë dhe karrocën por kjo u vërtetua në gjyq që nuk është. Se vetë punëtori e thotë. Dhe nuk qëndron, u vërtetua në gjykatë. Sepse nuk mund të marri baruti. Dhe nga dëshmia e rojes që thuhen këto kanë kaluar 40 minuta.
Dmth ti e përjashton karrocën dhe thua sabotazh...
Po sabotazh, sepse në këtë moment me ç’a ka dalë në gjyq, kanë dalë e kanë thënë se me hyrjen e Shqipërisë në NATO...
Kush kanë thënë...
E kanë thënë ushtarakët në gjyq që na kanë paralajmëruar një javë më parë që të ketë kujdes. Plus nga shpërthimi i barutit nuk ka mundësi që të ketë një shpërthim që të shkojë deri te baruti në distancë 500 metra.
Po duhet të kesh pasur sabotator nga brenda që e mendon këtë?
Po mund të ketë pasur nga brenda, mund të ketë pasur nga jashtë unë nuk jam as prokuror as gjyqtar. Dhe gjëja më e keqe që është dhe turp është se prokuroria nuk hetoi në këtë pistë?
Pse me qëllim?
Tani me qëllim pa qëllim mund të pyesësh Ina Ramën.
Pse të shkojnë dyshimet te Ina Rama? Të ka inat Ina Rama?
Nuk është se më ka inat Ina Rama. Si mundet për një çështje kaq të madhe ju si prokurori mos të hetoni këtë pistë? Dhe e përjashtuan që ditën e dytë akoma nuk ishin bërë 48 orë.
Po ajo shkresa që implikon Shkëlzenin nga Ministria e Drejtësisë?
Nuk e kam idenë fare për këtë. As shkresën e Shkëlzenit, asgjë.
Pasi more vesh që numri i viktimave shtohej, çfarë mendoje me veten tënde?
Mendoja që u bë një gjë e paimagjinueshme. Dhe siç kisha bindjen time më vonë dhe vënia e zjarrit që është bërë aty e kam bindje të plotë këtë. Dhe duke qenë dhe ora 12 e drekës që në atë kohë njerëzit hanin bukë nuk menduan se do të ishte kaq dëm i madh. Ata që e inskenuan këtë punë. Dhe koincidencat e shumë gjërave që drejtori dhe përgjegjësi kishin ikur e kam bindjen e plotë që është e inskenuar dhe shpresoj të dalë.
Ty të vjen keq për Zamira Durdën?
Për çdo njeri më vjen keq. Dhe ç’rëndësi ka unë, nuk njihja njeri. Jemi njerëz. Është normale të të vij keq.
Ke shkuar në Gërgec?
Jo.
Nuk do shkosh? Ia kam bërë dhe Mediut këtë pyetje...
Nuk dua ta kujtoj këtë histori, dua ta fshij nga memoria.
S’do ngresh një fabrikë të re?
Po s’ka më demontim dhe më parë ta sqarova. Pse kërkuam ne të vinte dhe Presidenti i SAC në Shqipëri dhe nuk e sollën? Në të gjithë këtë histori në çdo vend të botës, nuk më fuste njeri në burg. Pse? Sepse unë kam qenë administrator i një kompanie. Nëse vemi te versioni i prokurorisë dhe themi për aksident. Pra nëse ti je drejtoreshë e fabrikës, pse je atje? Për të marrë lekët?
Aaaa, e paska fajin Dritan Minxolli?
Një sekond, thashë versionin e prokurorisë, jo të Mihalit. Mua mund të më akuzosh për fshehje të ardhurash, pastrim parash, njëmijë e një gjëra të tjera nuk mund të më akuzosh për vrasje që ishte turp dhe për shkelje rregullash.
Sepse këtë e ka drejtori thua..
Normal, ai e ka thënë në gjyq që përgjegjësia ime nga ana tenike është e imja. Dhe nuk e thoshte të më mbronte mua, por për këtë punë paguhej.
Po nuk të shkoi ndërmend ndonjëherë që të dëmshpërbleje këta njerëz që humbën familjarë në Gërdec?
Unë s’kam pasur asnjë kontakt me ta, nga burgu të kisha?
Mos kanë ardhur atje të kërkojnë...
Nuk ka ardhur as të më takojë njeri, as të më kërcënojë njeri. Dhe njerëzit pavarësisht se gjërat i politizuan...
Pse nuk është politike?
Asnjëherë me fatkeqësi nuk duhet të bësh politikë.
Ne pamë psh, pesë vjet Gërdec kishte një pjesë të politikanëve në Gërdec...
Prapë kthehemi te politika. Dhe çdo gjë këtu është shfrytëzuar për politikë.
Ke ndihmuar ndonjëheë me lekë ndonjë partri politike?
Asnjëherë fare.
E ke mik Fatmir Mediun?
As e njoh fare.
Se njeh fare? Ç’ne se ky është një kazus që ju ka bashkuar...
As e kam takuar, as kam komunikuar as e kam telefuar ndonjëherë. Asnjëherë s’kam sponsorizuar.
Pse ke vendosur kështu?
...
Ka bërë shteti gabim?
S’kam gjë me shtetin, kam me drejtësinë. Drejtësia është e pavaruar dhe brengën më të madhe që kam, mllefin më të madh e kam me prokurorinë. Dhe sistemin e prokurorisë që ka Shqipëria se është i keq.
Pse? Është sistem që ti je sot jashtë burgut...
Nuk më ka lënë prokuroria jashtë burgut, më ka lënë gjykata. Se po të ishte për porkurorët, do ishte burgim i përjetshëm me të drejtë ose i padrejtë. Ky është sistem i centralizuar.
Sondazhet thonë që gjykatat këtu janë të korruptuara...
Unë nuk flas me sondazhe.
Per ty drejtësia është e drejtë me një fjalë?
Jo, nuk them këtë. Si të them unë që gjykata është e drejtë kur unë nuk jam i kënaqur me vendimin dhe kërkoj rekurs në gjykatën e Lartë si i pafajshëm.
Dmth, do totalisht pafajësinë nga kjo ngjarje, edhe pse vdiqën 26 persona?
Normal, normal. Hajde të shikojmë ligjin. Të ta jap më thjeshtë, një shembull ta kuptojnë dhe njerëzit. Ju jeni administratore e gazetës. Larg qoftë në zyrën tënde plas një zjarr dhe vdiqën 5-6 vetë ti duhet të shkosh në burgim të përjetshëm? Ma kthe këtë përgjigje. Sa faj ke ti në atë moment?
Unë kam faj se nuk kam kontrolluar punën mirë si administratore...
Jo, jo, ti je në Kinë me shërbim. Unë vajta si punonjës i yt dhe vura prizën atje, mori tapeti, ti do më kontrolloje mua nga zyra se unë vura prizën në korent? Kaq më thuaj. Nëse ke faj ti dhe e pranon ti, atëherë po e pranoj dhe unë fajin. Kjo është gjëja më e thjeshtë. S’po flasim për korrupsion, fshehje të ardhurash, pastrim parash...
Po në fakt Mihal, ti nuk ke bërë asnjëherë fshehje të ardhurash?
Atë e tregojnë letrat...
Po ja psh, dhe ti kishe dy bordero aty në Gërdec...
Në të gjitha kompanitë ka një drejtor, ka një bilanc, ka një shef finance. Të gjithë përgjigjen për punën që bëjnë. Këtu i ngatërrojmë gjërat në Shqipëri dhe themi këtë e ka bërë, Anila, ose Mihali. Hajde hapim dokumentet. A ka drejtor këtu, a ka financier. Cdo njeri bën punën e vet. Dhe del përgjegjësia pavarësisht se në fund fare dëmtohesh ti që ke kompaninë se je administrator apo pronare për fajin që ka një punonjës.
Të bllokuan pasuritë, kompanitë aktivitetin...
Penalizimi im shkoi deri në faktin sikur unë isha Bin Laden i Shqipërisë. Dhe prandaj të përmenda dhe më lart se sistemi i prokuririsë është shumë i keq. Sistemi i prokurorisë duhet të jetë i dencentralizuar. Po do thuash ti do na japësh mendje dhe për prokurorinë?
Po e them si mundesh ti...
Po kot kemi tre prokurori dhe harxhojmë njërëz kot.
Po edhe ti ke paguar rryshfet...
Asnjëhere.
Ke paguar avokatët...
Po i kam paguar.
Po i ke paguar goxha mirë...
Po normal, do gjej avokatin më të mirë. Po pse është prokuroria problem. Sepse çfarë thotë shkalla e parë është e kotë, një shkallë është kudo. Ndërsa jashtë, shkallët e prokurorisë janë të pavarura. Decentralizim sikurse ndodh në gjykatë.
Do më thuash çdo të bësh, do vazhdosh bizneset e tua, do ankohesh kundër shtetit shqiptar?
Nuk jam ankuar unë për bllokimin e pasurive jam ankuar në Strasburg dhe po e pres për bllokimin e pronave të tjera që s’kishin të bënin me mua. Dhe këto gjëra i sjellin dëme shtetit dhe nuk duhet bërë.
Sa ke kërkuar ti në Strasburg?
Nuk kam kërkuar unë, por kompanitë që kam qenë unë administrator.
Ke ndonjë merak nga Gërdeci?
Epo unë si Mihal them se në ndërgjegjen time them se pse të më ndodhte mua.
Kanë dalë edhe përgjime bisedash edhe të tuat, qoftë me bashkëshorten...
Absolutisht, janë të gjitha mashtrime. Ata arritën telefonat e të tjerëve mi faturonin mua si tipi: jepi 50 mijë euro prokurorit e budallallëqe që s’kanë të bëjnë me mua. Kur çështja ime s’kishte filluar akoma.
Kush e thoshte për 50 mijë euro?
Në një përgjim që nxirrte prokuroria. Ishte tjetër i burgosur në kat të dytë pa asgjë fare me mua sepse unë isha në kat të tretë, dhe përgjimi thoshte se Mihali fliste me gruan kur unë s’kisha folur.
Mirë, ke përgjime që ke folur me gruan dhe kërkoje frigorifer brenda burgut...
Mund të kem fol me gruan dhe i them më sill frigorifer, ushqime, dhe të gjitha këto. Po të tjera s’kam folur asgjë.
Po pse janë këto të vërteta, dhe të tjerat i ka thënë dikush tjetër për 50 mijë euro?
Po dy telefonatat nuk kishin lidhje. Sepse ka një logjikë.
Do kërkosh dëmshpërblim për burgun?
Nëse do marr pafajësi? Po do kërkoj. Dhe paratë që do të marr nuk i dua, do t’ia jap shtëpisë së fëmijës.
Pse nuk ua jep familjeve të Gërdecit?
Sepse, nuk mund të flas për këtë gjë në këtë moment, për mënyrën sesi u sollën me ne, jo të gjithë, por një pjesë.
Shkrimi u botua ne numrin e sotem te se perditshmes SHQIPTARJA.com
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)