Rrëfehet deputeti shqiptar Ziadin
Sela: Më goditën policë e huliganë

Ziadin Sela, deputeti shqiptar në Maqedoni ka folur në media për ngjarjen e 27 prillit, ku protestues maqedonas hynë në Kuvendin e Maqedonisë dhe sulmuan deputetet.

Sela është deputeti shqiptar më i prekur nga kjo ngjarje pasi u dhunua barbarisht nga disa huliganë, kjo për shkak të deklaratave të tij për komunitetin shqiptar dhe prejardhjen e popullit Maqedon.

Sela shpjegon ngjarjen dhe thekson se personat që e goditën ishin policë dhe qëllimi ka qenë që ai të eliminohej fizikisht.          .

"Mbi 1 ore e gjysëm kam qenë pa ndjenja, shumë skena nuk i mbaj mend, nuk mbaj mend kur më kanë goditur. Mbaj mend fillimin kur turma ka mësy brenda, më kujtohet kur më është vërsulur turma me 30-40 njerëz. Një punonjës i sigurimit, shqiptar, ai me ka çuar në një zyrë të parlamëntit lart, aty ka qenë moment kur kam hapur sytë."

"Ato me morën 4 veta, duke më terhequr si trofe, isha pa ndjenja. Më lane në korridor pranë lokalit të Parlamentit. Arsyeja pse më lanë ishte sepse ata më konsideruan të vdekur, ashtu si edhe shumë media në Maqedoni, të cilat më kanë shpallur të vdekur në ato momente".

"Pastaj nëpërmjet shkallëve të zjarrfikësve, truproja së bashku me dy persona të sigurimit  më ka hypur lart tek dhoma, aty ku u permenda.
Isha i gjakosur në të gjithe fytyrën, kam patur 6 fraktura dhe një hematoma në kokë."


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna

Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna