Rrëfehet kushëriri i Agim Vishës:
Sherri ndodhi për shkak të tokës

Rrëfehet kushëriri i Agim Vishës:<br />Sherri ndodhi për shkak të tokës
TIRANE - Ndodhet në gjendje të rëndë Agim Visha i cili, mbrëmjen  e ditës së enjte (4 korrik) është qëlluar me armë zjarri nga kunati i tij. Visha ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të  fshatit Lanabregas, komuna Dajt në Tiranë, ku Visha jetonte bashkë me familjen e tij. Pas krimit Visha, është transportuar menjëherë në spitalin Ushtarak.

Policia, ka identifikuar autorin e ngjarjes, i cili është shtetasi Fatos Lika, burri i motrës së Agim Vishës. Plagosja e Vishës, ka pasur si motiv konfliktin e pronësisë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe të afërmit e Vishës, të cilët thonë se konflikti ka ndodhur për shkak të tokës. Kushëriri i Vishës shprehet se “As ne vetë nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, pasi Agimi ka qenë vetëm në lokal duke pirë kafe.

Aty ka ndodhur sherri, ku kanë bërë fjalë Agimi dhe Fatosi dhe më pas në sherr e sipër ai e ka qëlluar më armë zjarri në kokë Agimin. Nuk dimë saktësisht se për çfarë kanë biseduar ata me njëri-tjetrin në atë moment, por arsyeja e sherrit ka qenë për shkak të tokës”. Ndërsa daja i Agimit, i cili qëndronte i ulur përpara derës së reanimacionit dhe priste me padurim që të merrte ndonjë lajm nga doktorat, nuk na jep asnjë sqarim për ngjarjen, duke thënë se ai nuk e di si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

E vetmja gjë për të cilën flet është gjendja shëndetësore e Agimit, i cili thotë se Agimi është në gjendje kritike për jetën. Se ka një plumb në kokë dhe nuk mund ta lëvizin dot as për të bërë skanerin. Të njëjtën gjë na e konfirmojnë dhe infermieret të cilat hynin e dilnin nga salla e reanimacionit. Ata shprehen Visha ndodhet në gjendje klinike. Konfliktet për pronësinë sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë.

Herë me viktima e herë me të plagosur, por janë të vetmet që nuk mungojnë. Cështja e pronave mbetet një ndër problemet më të rëndësishme me të cilat vazhdon të përballet vendi ynë. Madje, sipas policisë konflikti për pronësi është ai më i shpeshti në Shqipëri dhe ai që ka shkaktuar edhe numrin më të madh të viktimave.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin