Rrëfeu betejën me kancerin e gjirit, Nita Latifi: S'dua as penalizim, as favorizim! I kërkoj falje banorëve nëse i kam shkaktuar stres

Rrëfeu betejën me kancerin e gjirit, Nita Latifi: S'dua as penalizim, as favorizim! I kërkoj falje banorëve nëse i kam shkaktuar stres

Nita Latifi

Nita Latifi, një nga konkurrentet e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar diskutime për shkak të rrëfimit me betejën e kancerit të gjirit. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Nita ndjeu disa shqetësime dhe iu nënshtrua disa analizave, përgjigjet e të cilave treguan se ishte në gjendje të qëndrueshme.

Në spektaklin e sotëm, falenderoi banorët për kujdesin dhe i kërkon falje nëse i ka shkaktuar stres. Sa i përket atyre që thonë se nuk e shohin si lojtare, u shpreh se nuk donte as penalizim apo favorizim.

“Fillimisht ju falenderoj për kujdesin që keni treguar ndaj meje, ka qenë e papritur për mua por është gjithmonë me mua, pritja që mund të më ndodhë sërish është shumë e madhe. I falenderoj të gjithë që më kanë ndenjur afër, arsyeja kryesore pse e kam treguar është se kam pasur nevojë për mbështetje dhe empati këtu, jam e sigurt që i kam dhënë stres banorëve dhe i kërkoj falje të gjithëve por dita-ditës nuk mundesh me mbajt çdo gjë për vete, kam pas Diolën afër dhe në momentin që kam pas shtrëngime Diola më ka vënë re, kur e kam parë dritën e gjelbërt prej doktoreshës u ktheva me I tregu një lajm të mirë të gjithë banorëve, ndoshta nuk e gjeta mbështetjen mjaftueshëm por unë kjo jam.

Personat që nuk më mbështeten, Luizi ka qenë direkt me mua, më është dukur i padrejtë reagimi i menjëhershëm. I pres të gjitha reagimet, gjithsecili ka të drejtë me mëndu si të duan, Olta tha se nuk e shoh më si lojtare. Unë isha shumë e lumtur gjatë kohës që u ktheva në shtëpi, më shqetësoi shtrëngimi dhe doja ta dija çfarë do të ndodhte. Nuk kisha dashur as penalizim as favorizim”, tha Nita.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)