Rrëfime rrëqethëse nga njerëzit në Gaza: Dua të vdes sa herë shoh sytë e fëmijëve! Nuk sigurojmë dot ushqimin për familjen, lufta na shkatërroi jetën

Rrëfime rrëqethëse nga njerëzit në Gaza: Dua të vdes sa herë shoh sytë e fëmijëve! Nuk sigurojmë dot ushqimin për familjen, lufta na shkatërroi jetën

Foto nga Gaza pas sulmeve ajrore izraelite

Ndërsa Izraeli intensifikon ofensivën në Khan Younis, palestinezët në Gaza kanë folur për frikën e tyre për të ardhmen.

Familjet e zhvendosura tashmë janë larguar nga zona e spitalit Nasser, më i madhi që ende funksionon në territor.

Më shumë se 24 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi reagimin e tij ndaj sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, sipas ministrisë së shëndetësisë palestineze.

Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë të zhvendosur dhe “luftojnë” çdo ditë për të gjetur ushqim, pije dhe ilaçe.

“Kam humbur shtëpinë time, dyqanin dhe burimin tim të të ardhurave. Nuk jam më në gjendje të siguroj kërkesat më të thjeshta të jetës për fëmijët e mi. Unë e konsideroj pushtimin izraelit përgjegjës për shkatërrimin masiv, por nuk e shfajësoj Hamasin nga përgjegjësia për gjithçka që ndodhi. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që ne të kthehemi në situatën e mëparshme, në një luftë çdo dy ose tre vjet. Situata ishte e vështirë para luftës dhe tani është bërë katastrofike. Çmimet e mallrave janë rritur dhjetëfish dhe shumica e mallrave elementare nuk janë të disponueshme. Preferoj vdekjen sa herë që shoh në sytë e fëmijëve të mi dhe ndjehem aq i pafuqishëm, pasi nuk jam në gjendje t’i ushqej. Nuk gjej qumësht për fëmijën tim, djali im është me autizëm dhe nuk mjekohet prej muajsh. Nuk mund ta qetësoj dhe gjendja e tij është përkeqësuar pasi kemi bërë përparime të mëdha në trajtimin e tij para luftës”, tha Mohammed al-Khaldi, baba i dy fëmijëve të zhvendosur nga qyteti i Gazës, për BBC.

Ndërkohë, Neveen Imadedin, një nënë e zhvendosur nga shtëpia e saj në qytetin e Gazës dhe tani jeton në qytetin jugor të Rafah tha për BBC se shtëpia e saj u bastis nga grabitësit.

“Ne duam që lufta të përfundojë, por me një zgjidhje të qëndrueshme politike afatgjatë. Ne duam që shteti ynë të mos ketë më luftë. Hajdutët më vodhën gjithçka nga shtëpia, rrobat, mobiljet e shtëpisë dhe madje edhe panelet diellore. Shtëpia ime ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës dhe u godit nga katër predha nga tanket izraelite që kontrollonin lagjen. Ne jemi zhvendosur këtu në Rafah dhe më parë ishim në Khan Younis. Ne nuk kemi para dhe kemi mbetur pa shtëpi, luftërat e pandalshme midis Hamasit dhe Izraelit na kanë shkatërruar jetën. Ne kemi jetuar nën sundim të padrejtë për më shumë se 16 vjet. Hamasi vendosi taksa të rënda mbi ne dhe tani ata na kanë tërhequr zvarrë në një luftë shkatërruese në të cilën kemi humbur pronat, paratë dhe shtëpitë tona. Kam jetuar në një shtëpi të mirë dhe kam punuar në tregti, tani çfarë do të bëjmë, kalimet janë mbyllur, kompania është shkatërruar dhe shtëpia nuk është e përshtatshme për banim nga shkatërrimi. Gjëja më e keqe që mund të na ndodhë është që të kthehemi nën sundimin e Hamasit kur të përfundojë lufta”, tha Imadedin.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen