Rrëfimi i artistes Margarita Xhepa për Report TV: Kemi punuar pa para, me orë të tëra pa ngrënë e pa fjetur, na shtynte pasioni! I vetmi peng, roli nga antikiteti

Pasioni, dashuria për profesionin dhe puna e palodhur ishin ato që shtynë përpara artisten e madhe Margarita Xhepën që të arrinte majën e karrierës, pavarësisht vlerësimit të ulët monetar.

Teksa rrëfen për 'Report Tv' jetën e saj artistike, poezia ruhet si kujtim për daljen e parë të  Margarita Xhepës në skenë. Që në fëmijëri, Xhepa kujton se poezia e shkrimtarit të madh Naim Frashëri, ishte indicia e rrugëtimit të saj kinematografik…

"Poezia më ka ngjitur në skenë për herë të parë…më ka bërë përshtypje vargu i  Naim Frashërit, “Shqipëri o nëna ime”, isha fare e vogël në bankat e shkollës, kur nis ata interpretoj, dhe që nga ajo kohë,  e kam dashur dhe do e dua gjithmonë poezinë….poezia është forca e fjalës. Mendoj se sot, marrëdhëniet njerëzore janë tronditur paksa,  dhe në çdo poezi gjej plot ngjarje", thotë aktorja.

Pa para, net pa ngrëne e pa gjumë, kështu e kujton Xhepa vështirësinë e suksesit…

"Ka vështirësi ç'është e vërteta, unë e krahasoj me jetën tonë, kur shoh disa filma them shyqyr që i kam bërë, nuk kemi fituar gjë por ishte pasioni i  madh për punën. Ne kemi punuar pa para, sot janë të prirur më tepër të dhënë mbas fitimit. Është dashuri për profesionin. Janë xhiruar filma që punohej më orë të tëra pa u ankuar, shumë sakrificia, kemi fjet edhe pa ngrënë, nëpër dëborë, me filmin e fundit kemi qëndruar 8-9 orë në dëborë, të gjithë gra", rrëfen ajo.

 E teksa sot arti nuk ka më 'fuqinë e dikurshme', Xhepa bashkëpunimin me plejadën e vjetër të aktorëve e quan 'koha e të mëdhenjve'.

“Po të them 3 emra do të gaboj, por edhe 13 emra po të të them, prapë do të gaboj, ishte koha e të mëdhenjve…ishin aktorë të zgjedhur, që vinin me pasion të madh dhe në emër të artit. Ajo kohë nuk e di nëse do të ekzistoj më, ndihmonin njërit-tjetrin, bashkëpunim i ngushtë. Më mungojnë tani, kam nostalgji të madhe për atë kohë, për ato aktorë që mbeten të pa vdekshëm në memorien e aktorit", shprehet e madhja Margarita Xhepa.

I vetmi peng  i artistes, ishte roli nga antikiteti…

“Kisha peng të luaja mbretëreshën  e trojanit, te Euripidi, por një regjisor grek ma besoi dhe ishte rol i pjekurisë time artistike dhe fituam disa çmime, ai peng mu realizua”

Xhepa ka një mesazh për të rinjtë sot: “Të rinjtë duhet të kenë dashuri përgjegjësi, të mos mendojnë direkt anën materiale, por mbi të gjitha të provojnë të bëjnë diçka cilësore dhe gjithçka vjen vetë, i ftoj ta duan artin, të mos kënaqen më pak.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'