Rrëfimi i kamarierit shqiptar që e falënderoi në gjunjë ish presidentin Clinton: Më erdhi vetëvetiu! Më përqafoi kur i tregova si kam shpëtuar bashkë me familjen

Rrëfimi i kamarierit shqiptar që e falënderoi në gjunjë ish presidentin Clinton: Më erdhi vetëvetiu! Më përqafoi kur i tregova si kam shpëtuar bashkë me familjen

Arben Hysenaj

Kamarieri nga Peja që punon në New York, Arben Hysenaj, ka takuar ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton dy herë, një herë në vitin 2017 dhe herën e dytë sot. Herën e parë, Hysenaj e kishte falënderuar në gjunjë ish presidentin Clinton për kontributin e tij për Kosovën. Ndërsa dje Clinton gjatë fjalimit të tij e përmendi Arbenin.

Ai në Frontal të T7 tha se kur e ka dëgjuar atë, i është kthyer emocioni i vitit 2017, kur e ka takuar për herë të parë Clintonin.

“Kur e dëgjova dje ma ktheu emocionin e vitit 2017 kur e kam taku për herë të parë”, tha ai fillimisht.

Ai tregoi se si ka qenë takimi i parë me ish presidentin amerikan.

“Ka ardh me darku, me rezervim. Ajo ditë ka qenë dita e fundit e punës në atë restorant dhe e kam përmbyll mirë. Nuk kam pas ndonjë moment me bisedu me të, krejt ajo ka lind aty për aty. Stafi e ka dit që vjen presidenti dhe ai ishte bashkë me Hillary Clinton dhe një shok tjetër.”

“Ishte ditë shumë e mirë, e paplanifikuar. Unë isha i përzgjedhur me i shërby atij,  por kishte edhe kamarierë të tjerë shqiptarë. I kam shërbyer caviar, pastaj sallatë, kur ka ardhur te ushqimi kryesor, më ka ardhur vetëvetiu dhe e kam falenderuar:

Në mënyrë të thjeshtë, për shkakun tënd dhe shtetit tënd unë jetoj dhe po të shërbej ty sonte. Për shkak të ndihmës tënde, familja ime dhe krejt Kosova gëzojnë lirinë prej teje, u emocionu e më tha nga cili vend je, i thashë prej Kosovës edhe i thashë a të kujtohet lufta e vitit 1999, tha po. Reagimi ishte shumë i mirë, derisa më përqafoi, u emocionum të dy. I tregova qysh kom shpëtuar, që kam qenë me familje, na kanë ndarë meshkujt dhe gratë, na kanë qit para pushkatimit mua dhe babain tem, nuk e di si kam shpëtu.”

Ai tha se sot Clinton është befasuar kur e ka parë atë.

“Sot kur e kom taku, u befasu, tha nuk e kam prit”, tha ai.

Clinton dje gjatë fjalimit të tij plot emocion tregoi për një falënderim që e kishte marrë nga Arbeni.

“Kur isha në një restorant në New York, me 12 njerëz në një sallë private ku po diskutonim gjëra të rëndësishme themelore, dhe një kamarier erdhi që të merrte porosinë. Ai e pa se kush ishte aty, uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë dhe më pa e më tha: “Falë teje, familja ime është gjallë”. Dhe njerëzit e tjerë më të cilët isha nuk e kishin idenë se çka po ndodhte. Unë ua shpjegova se ishte shqiptar nga Kosova”, tha Clinton. /GazetaExpress/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 05/07/2023 06:22

    Mirenjohja eshte nje nga vyrytet me te bukura te shoqeris njerezore.

    Përgjigju
  • Beni: 04/07/2023 22:24

    Ka plot shqiptar te zgjuar si Arbeni,por ka pak udheheqes si I nderuari BILL KLINTON.

    Përgjigju
    • Den: 05/07/2023 08:26

      Njeriu ne fakt eshte nje lloj kafshe,por mirenjohja kur ate e kane shumica ose pakica e njerezve e fisnikeron ate dhe e ben njeri qe eshte nje qenje fisnike

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë