Rrëfimi i një gjyshi: Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Rrëfimi i një gjyshi:  Sa here shikoj nipin harroj që djali ka vdekur

Gjyshi i nipit të rrëmbyer

Ashtu si simbolika e emrit që ka, Amar është fëmija më I kërkuar në vend. Edhe gruaja që po e përqafon, po e fsheh dhe po I fshihet drejtësisë është gjyshja më e kërkuar në vend. Amar ishte ilaci që po shëron nga dhimbja , gjyshërit e tij të cilët një vit më parë humbën djalin në një aksident automobilistik. Dhe pa asnjë diskutim është ilaci i dhimbjes dhe gëzimi i jetes për të ëmën !

Amar mbushi tre vjec në datën 2 prill dhe gati dy javë pas urimeve “ Pastë cdo të mirë në jetë” , fëmija u rrëmbye nga gjyshërit, nga ana e babait. Në të vërtetë kjo ngjarje lidhet me fatkeqësinë familjare , kur fëmija nuk kishte mbushur ende dy vjec. Për shkak të moshës I vogli nuk kishte se si kuptonte lajmin e mortit , se si I ati 35 vjec teksa udhëtonte si pasagjer mbeti I vrarë nga përplasja e dy mjeteve.

Në mesin e kësaj dhimbjeje të pashoqe për familjen , sipas një tradite të pashkruar, nusja brenda ditëve të zisë ka dy zgjedhje.

Ose të kthehet tek prindërit e saj.

Ose të mos martohet kurrë e të qëndrojë në shtëpinë ku krijoi familjen e të rrisë fëmijën si një grua e ve.

Nëna e Amar, një vajzë e re dhe po aq e hidhëruar nga humbja e partnerit e mbështolli fëmijën ndër krahë, dhe u kthye pas

E sigurtë që dalja nga dera atë ditë , ka qenë për vjehrrin dhe vjehrrën e saj përafërsisht I dhimbshëm sa dhe ikja e parakohshme e djalit. Gjatë këtyre muajve, kur dhimbja nga ikja e Avniut ishte tek secili , fëmija qe dashuria që po shëronte. Në fundjavë gjyshërit shfaqeshin në derë, merrnin nipin, kushedi sa gëzonin gjatë atyre casteve dhe e kthenin.

Kështu e morën dhe gjatë festave të fundvitit.

Kjo pranohet në denoncimin që e ëma e fëmijës tregon për policinë ditën kur ajo e la të birin me gjyshërit dhe mbasi priti tja sillnin I telefonoi. ‘ Vjehrri më tha se nuk do ta sjell djalin” thotë gruaja në polici. E shqetësuar ajo vrapoi drejt banesës së tyre, nuk I gjeti aty asnjërin. Fqinjët I treguan se dy të moshuarit ishin larguar. Pa adresë.

Orët e para ajo dyshon mes ankthit se mos ish vjehrra dhe ish vjehrri po e ndëshkonin meqënëse nuk ua dërgoi djalin për festën e Bajramit. Më pas kujton se si për këtë shkak të moshuarit ishin shprehur ‘ djali është yni. Duhet të rrijë në shtëpi me ne, se është trashëgimtari”

I pari u shpall në kërkim gjysh Rexhepi. Ai u arrestua gjatë gjurmimeve policore dhe aty dha një deklaratë që sidoqoftë nuk ka zbuluar asgjë për interesin e hetuesve. Ai nuk ka treguar se ku është e shoqja, Bahria, një gjyshe që në mënyrë atipike është në listën e të kërkuarve.

Gjyshi tund kokën mohues dhe si një malsor I prerë, nuk tregon se ku është nipi.

Ai ka dhimbje ,po aq sa edhe heshtje.

Por ai ka bindjen se nuk nuk e rrëmbyen me forcë Amarin. As qe i bejne pershtypje ligjet. Gjykata jo e jo. Levizin me radhe rreth tij police e prokurore, por asgje nuk ndryshon

I moshuari thotë se kur pa që fëmija ishte sëmurë, kur pa që fëmijës nuk I ishin dhënë ilacet e autorizuara nga mjeku dhe kur pa që fëmija kish rënë nga pesha vendosën që “ ta lënë në një vend të sigurtë ,që të kujdesen për të”

‘Djali është brenda Shqipërisë , nuk jap shpjegime, sepse dua të bëj pakt me nusen e djalit tim të ndjerë. E kuptoj që Amar ka nevojë për të ëmën. Por mbasi më vdiq djali në moshën 35 vjecare sa herë e shikoj Amarin harroj çdo gjë për djalin. Kërkoj bashkëpunimin me nusen që ta rrisim djalin në mënyrën më të mirë të mundshme” – kaq deklaron I moshuari që sot gjendet në burg.

Tanimë vijon ende në kërkim gjyshja dhe Amar. Të dyshuar janë edhe njerëz të afërt të tyre që vlerësohen nga agjentët si ndihmës të dy të moshuarve.

Një ditë edhe gjyshja do gjendet, ose do dorëzohet. Me siguri do të arrestohet dhe ajo, për të njëjtën vepër atë të rrëmbimit të nipit.

Amar do kthehet në krahët e të ëmës. Do mbështillet nga përqafimi I saj.

Tek e fundit, kudo që të jenë gjyshërit e tij , aty do jetë dhe dashuria e tyre për Amar!

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjyshi: 21/04/2024 05:50

    E VERTETE QE HUMBJA E DJALIT ESHTE E RENDE,,,DHE RENDON CDO DITE,,,FEMIJEN TA SHIKONI PERDITE,,,,SEPSE ESHTE ZEVENDESIM I DJALIT TUAJ..POR PA RREMBIME E BUDALLIQE...ZOTI JU DHENTE FORCE...DJALI I VOGEL TE KETE YMER E SHENDET...

    Përgjigju
  • Diell: 20/04/2024 15:01

    Dhimbja e rende qe ke per humbjen e djalit, nuk te justifikon te shkaktosh nje dhimbje tjeter. Rrembimi i femijes veprim shume i rende

    Përgjigju
  • Meri: 20/04/2024 14:59

    Njërzë pa llogjik dhe egoist.Fëmija nuk ēshtë objekt që,meqënse gjyshërit humbën fëmijën e tyre,kērkojnë ta zvëndesojnë me fëmijën e nji tjetër nëne.Nēna është një,dhe nuk e zëvëndëson asnji njeri tjetër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë