Rrëfimi i piktorit kuksian Alajdin Tabaku, 64 vite krijimtari! Nga vajza luftarake, te Kukësi i vjetër

Alajdin Tabaku është piktori i parë kuksian, i cili prej 64 vitesh nuk e ndan penelin nga dora. Ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” në vitet ‘60 dhe më pas ka punuar skenograf në estradën e Kukësit.

“Dëshira ka filluar që kur kam qenë nxënës shkolle në klasën e katërt. E fitova konkursin dhe vazhdova liceun artistik të cilin e mbarova në vitet ‘60-të  që nga 60-ta dhe deri tani i thonë 64 vite punë, duke u marrë direkt me krijimtari”, shprehet Tabaku.

Në vitin 1962 çeli të parën ekspozitë vetjake në Kukës, me punime të larmishme grafike si portrete e peizazhe.

“Puna e parë që kam ekspozuar në ekspozitën e rrethit Kukës ka qenë viti 62, kanë qenë më tepër punime grafike me lapsa, me karbon e ka qenë puna e parë që ngjalli kureshtje nga të gjithë shkrimtarë dhe artistë edhe dërgojnë telegram për ta hap në Tiranë  këtë ekspozitë. Emocionet e para kanë qenë më të... ishte hera e parë  dhe ti se ndjeje atë më së shumti po më tepër ka qenë kënaqësi që arrita të hap atë ekspozitë”, thotë ai.

Si piktor shëtitës, Alajdini kujton rininë kur ka shkuar në gjithë fshatrat e Kukësit për të sjellë jo vetëm natyrën e bukur por dhe temat historike të luftës për liri e pavarësi. Asokohe realizoi disa portrete, të cilat i ekspozoi në Tiranë.

“Në vitin 1963 -1966 mora pjesë në ekspozitën ndërkombëtar dhe tema ishte nga ushtria. Pastaj ka qenë hapja e ekspozitës me temë nga aktiviteti i të rinjve në aksione  dhe unë aty u paraqita me portretin e një vajze, luftëtare. Punimet me teme për Kukësin e ri i zënë nga dëbora, kam dëshmorin e brigadës 24 sulmuese Enver Matën nga krahina e Gorës, kam kompozimin e uzinës së bakrit ‘metalurgët’ dhe ‘shkrirësit e bakrit’ të cilat janë në galerinë e arteve që ruhen në Tiranë”, tregon piktori. 

Ai ka lëvruar suksesshëm të gjitha zhanret e pikturës dhe sot në moshën 80-vjeçare ka të njëjtin pasion për artin. Pikturat e realizuara së fundmi i shohim në studion e punës, brenda banesës së tij në Kukës.

“Këtë punë që kam në dorë tani është një peizazh i një lagjeje të Kukësit, por është në kohë nate. Ndryshe nga punët e tjera që kanë lidhje më tepër me kombinimin e ngjyrave”.

Profesor Alajdini siç e thërrasin të gjithë në Kukës, nuk merr pjesë më në ekspozita por ndihet i plotësuar sepse mëson të rinjtë e pasionuar pas artit figurativ.

“Artisti ndjen kënaqësi të punojë se ka të bëjë me të bukurën sepse e bukura duke sjellë kënaqësi sigurisht që ndikon dhe në anën shëndetësore të largon nga stresi  të ngjall një dëshirë të madhe për të vazhduar punën. Jo vetëm kënaq veten po edukon dhe njerëzit që vijnë e shohin të bukurën”.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën