SHKODËR- Tërmeti i prillit të 1979-ës që goditi Shkodrën, deri më 26 nëntor të këtij viti ishte një ndër më të fortët që kishte goditur Shqipërinë, duke lënë pas mjaft viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Dëshmitarë të tërmetit të asaj kohe janë të shumtë. Një prej tyre është edhe Prel Doshi, në atë kohë punonjës në sektorin e shëndetësisë. Ai kujton angazhimin masiv që u bë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti 7.2 ballë sipas shkallës Rihter, por me intensitet 9 ballë Merkali, ndërsa tregon edhe si u rrafshuan fshatra të tërë dhe si u arrit të riparoheshin të gjitha objektet me punë vullnetare në një kohë mjaft të shkurtër, vetëm për katër muaj.
"Mbaj mend tërmetin që ka rënë në Shkodër në '79. Ka qenë ditë e diel. Mbaj mend që të nesërmen shkumë aty. Kam qenë punonjës si gjeometër për mjekësinë, bëmë një mbledhje me drejtorin, Fadil Mustafa dhe pamë gjendjen e të gjithë fshatrave të Shkodrës. Kishte bërë dëme jashtëzakonisht të mëdha. Kjo gjendje u rregullua se u ngrit populli dhe fshatrat u bënë të reja. Ishte tragjedi e rëndë, por u ndërtua në një kohë rekord. Bushtam, Oblik, Velipojë, Dajc të gjithë. Ka qenë tragjedi shumë e madhe, edhe njerëz patën vdek dhe bëri dëme të mëdha. Shëndetësia ka qenë e organizuar. Dolëm menjëherë. U çuan të gjithë. Për tre katër muaj i bëmë më të mira se sa ishin. Atëherë ka patur godina shumë të vjetra. Për fat të mirë ra në mal", tha ai.
I pyetur për reagimin e shtetit të asaj kohe, Doshi thotë se ka qenë mjaft i shpejtë dhe efikas.
"Reagimi ka qenë më i mirë atëherë, ka pasur mangësi e ngadalësi. Kanë pasur mundësi më shpëtuar ata nën rrënoja. Qeveria duhej të ishte më gati. Nuk përjashtohet se kanë kontribuar, por atëherë kanë punuar më shumë se punoj më shumë populli se qeveria", shtoi më pas i moshuari.
Tërmeti i 40 viteve më parë, nga të dhënat e asaj kohe, ka qenë fatal për 40 banorë të disa zonave, të qendrës së veriut të Shqipërisë, Shkodrës.
Ja kanë thanë emnin Enver Hoxha, e Muho Asllani, atyne që ndërtuen Shkodrën! E Jo kta hajdutat qi kena sot!!!
PërgjigjuPo te mos ishin duke punuar "vullnetarisht" neper ara banoret e Bahcallekut ate te diel pashkesh, viktimat do kishin qene me qindra.
PërgjigjuTermeti i 15 prillit 1979 ne Shkoder,Lezhe dhe Mirdite,(Rreshen),ishte shume i forte.U deshen vetem disa dite dhe mijra forca shume te medha nga i gjithe vendi u mobilizuan dhe u derguan sipas nje plani te caktuar.Kam qene personi i ngarkuar per mbarevajtjen e puneve te ngarkuara per rrethin e Korces.Derguam 930 forca,te gjithe specialiste,inxhinjere ndretimi,teknike ndertimi,muratore,karpentiere,suvaxhinj dhe hekurkthyes,si dhe shume mjete transporti dhe specialiste sherbimi per keto mjete.Krijuam nje shtab te drejtimit,organizimit dhe kontrollit konkret per cdo dite,per realizimin sipas grafikut te gjithe detyrave per rrethin tone.Kishim aq shume forca sa nuk u plotesuam asnje dite me nevojat qe kishim per cdo object.Nuk dua te lavderohem,por e ndjej per detyre te falenderoj edhe sot per ate pune te mrekullueshme qe ben keta specialiste te Korces.Po jap vetem nje shembull se si punohej me tre turne dite dhe nate.Ne 45 dite,specialistet e Kooperatives te Bilishtit,realizua dhe dorezuan nje pallat 4 katesh me tre apartamente ne kat,dicak e pabesuaeshme per ate kohe,ku shumica e puneve kryhej me dore dhe pa asnje mekanizem. Pa dashur ta bej fushe me lule ate aksion,jo cdo gje shkonte vaj.Her na mungonte cimentoja,here hekuri,here tullat e here rera per suvatim.Por edhe me keto mungesa aksionin e mbaruam Brenda afati dhe derguam rreth 40 forca ne ndihme te paplanifikuar ne rrethin e Mirdites… Edhe ne kete termet,krahas solidarizimit mbreselenes,ka mundesi te punohet shpejt,me cilesi dhe me kosto te ulet.Celsi suksesit eshte drejtimi prej njerezve te perkushtuar,te ndershem dhe rigoroze.Pervoja e hidhure e ndertimeve skandaloze te jete busulla e cila dute te jete ne cdo moment te specialisteve qe do drejtojne punimet…. Shqiperia i ka mundesite te perballoje cdo fatkeqesi,sidomos ne keto dite kur dhe solidariteti dhe mbeshtetje e popullit tone ne Shqiperi,Kosove,Maqedoni,ne Mal te Zi,ne Diaspore dhe me mbeshtetjen e shteteve te BE-se,te SHBA-se dhe te shteteve te tjera,ka mundesine ta zgjidhe me sa me pak dhimbje. DUHET PERGJEGJESI DHE KONTROLL I PERDITSHEM PREJ CDO HALLKE TE SHTETIT,TE CILAT KANE DETYRA. NE KETE AKSION.
PërgjigjuPo atehere skishte Berrisha e Meta e Basha. Vendoste nje koke, nje parti.
PërgjigjuMir e ke mor shok,por ateher edhe solidariteti ishte shum her me i madh. Sot njeri i bie gozhdes tjetri patkoit. Sot ata kan hallin se cfar mund te vjedhin jo te punojn.kemi nje jav te demtuar dhe nje cader sna kan sjell megjith kerkesen e ber dy a tre her. Mesa shihet Jo per 4 muaj,por as per 4 vjet nuk do ringrihen.
PërgjigjuSot jemi DEMOKRATE dhe do ti gatisim me shpejt per nja 10 VJET te gjitha shtepiat do te jene gjysem gati avash avash bohet puna nga nje got raki e te tjerat vijne vet
PërgjigjuEeeeeeeeeee po ishte Enver Hoxha qe e Ka familjen be pularit e Tiranes nuk eshte si keto politikanet e sotem qe nuk doli nje I vetem te hap deren per njerzit e pashprese qe humben shtepite dhe njerzit nga termeti.kane nga dhjet shtepi dhe nuk ndihen.
Përgjigju