Rrëfimi i të penduarit në Elbasan, 100 mijë € për dy vrasje/ Alibej ka emër tjetër, quhet Agim Shurbi

Erjon Alibej, besohet se ka paguar 100 mijë euro për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin dhe shokun e tij, Regis Runaj, ngjarje të ndodhura në 20 dhe 30 korrik në qytetin e Elbasanit. Një fakt i tillë mbi vlerën e pagesës, ka dalë gjatë dëshmisë së bashkëpuntorit të prokurorisë së Elbasanit, Euglen Halili, i cili u ka treguar hetuesve se nga bisedat që ka zhvilluar me bashkëpunëtorin në vrasje, Xhuljano Hoxha, ky i fundit i ka treguar se do merrnin 100 mijë euro, për të kryer vrasjen e Ramazanit dhe Regis Runaj, të dy personazhe që njihen në Elbasan, si shpërndarës dhe konsumatorë kokaine.

Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Elbasanit nuk ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë një sasi të tillë eurosh, por është e bindur se vrasja e dy të rinjve në Elbasan është kryer nga vetë shokët e tyre, për qëllime përfitimi.

Dëshmitari i mbrojtur Euglen Halili, ka treguar se Erjon Alibej ndryshe thirret dhe me emrin Agim Shurbi. Ky personazh mësohet se që prej muajit, Maj 2020 është marrë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve”, por çuditërisht gjatë kësaj kohe ka qenë i lirë, madje duke pasur mundësi edhe që të organizojë vrasjet.

Lirimi i tij është kryer nga Gjykata e Elbasanit në muajin Shkurt 2020, ndërkohë vetë Alibej alias Agim Shurbi, ishte ndaluar në janar të vitit 2019. Ai ka qëndruar vetëm 1 vit në burg, pasi në 17 shkurt është liruar nga qelia duke u lënë në masën e “arrestit shtëpiak”. Por kjo masë sigurimi, duket se nuk e ka penguar aspak Erjon Alibej të përfshihet në ngjarjet kriminale, ku së fundmi akuzohet nga prokuroria si financuesi i vrasjes së Emiljano Ramazanit (Ilit) me 5 plumba dhe shokut të tij Regis Runaj me 27 goditje thike.

Ndërkohë për ngjarjen që Erjon Alibej alias Agim Shurbi është marrë i pandehur për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve”, ka ndodhur në vitin 2018 në Elbasan, ku Alibej ka qëlluar plot 3 herë me pistoletë në drejtim të Xhon Rustës. Rusta është plagosur lehtë me dy plumba në vithe dhe një që e ka prekur në bark. Shkak i kësaj përplasje me armë ka qënë se Xhon Rusta, e ka parakaluar me makinën tip “Audi” Enea Alibej.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deli Habilaj Vlore: 02/10/2020 02:41

    Te dy palet ne Kshillin po grindet per te realizuar aktin e padrejte kushtetues per te justifikuar veprimet e mepas,e te mashtrimit te zgjedhjeve per te mbajtur apo per te marre pushtetin Te gjitha mosmarreveshjet e nderpaleve Gjykohen gjithemone nga nje pale e trete asnjanese Me qendrimin e cfaqur kunder PS insiston shmangien e gjykimit nga nje Institucion i Profilizuar ne kontrollin e zbatimin e ligjit! Falnd

    Përgjigju
    • Elb: 02/10/2020 10:24

      Erjon po ti ca mendimi ke per kte pallen hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja