Rrëfimi prekës i motrës së
Cristiano Ronaldos: Vuajti si Krishti

Rrëfimi prekës i motrës së<br />Cristiano Ronaldos: Vuajti si Krishti
Dëmtimi që Ronaldo pësoi gjatë finales së madhe të Parisit rezultoi fatal duke e detyruar të largohet nga fusha në momentin më vendimtar për kombëtaren e tij. Lëndimi që futbollisti mori është krahasuar me atë të Jezu Krishtit nga motra e tij. Ronaldo ka tentuar maksimalisht të mos dorëzohet dhe të vazhdojë të mbështesë skuadrën, por gjithçka i tejkalonte mundësitë e tij fizike.

''Kam lot për vëllain tim të plagosur fizikisht dhe në zemër. E kemi vuajtur të gjithë bashkë dheimbjen që ai vuante në ato momente. Por Zoti është i madh dhe ashtu si shpëtimtari ynë Jezu Krishti i cili vuajti në kryq për të bërë botën më të mirë ashtu vuajti edhe Ronaldo por në fund u shpërblye ajo dhimbje. Ronaldo mori mëkatet e njerëzimit ashtu siç bëri Krishti. Zoti është i drejtë duke na përmbushur ëndrrën që të jemi kampionë Europe”, rrëfen motra e Ronaldos, Katia Aveiro.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump