Rrëfimi shokues: Vardy për pak sa
nuk la futbollin për kamarier në Ibiza

Rrëfimi shokues: Vardy për pak sa<br />nuk la futbollin për kamarier në Ibiza
Jeta e Jamie Vardy do të mund të kishte marrë një rrugë shumë të ndryshme në vitin 2013. Sulmuesi i Leicester ishte gati ta linte karrierën e tij profesionale si futbollist dhe të shkonte për të punuar në Ibiza.

Pak vite më vonë, historia del në dritë, pasi futbollisti në fjalë është evidentuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me Anglinë, si dhe në Premier League. Sipas 'Telesport', traineri i Leicester, Craig Shakespeare, e rrëfen ngjarjen me detaje.

"Ishte viti 2013, kur Vardy kishte vetëm besimin e trainerit Nigel Pearson, ndërsa shënoi pesë gola.

Vardy donte të kthehej të “Fleetwood Town Football Club”, ose të shkonte për të punuar si kamarier në Ibiza. Madje, për këtë gjë u pati thënë edhe zyrtarëve të klubit. Për fat të mirë, ai nuk ka shkuar në Ibiza.

Unë mendoj se ka marrë vendimin e duhur. Kishte nevojë për mbështetje, të dinte se çfarë potenciali posedonte. Thjesht, të tjerët duhej të kishin besim në të. Koha e ka treguar sa vlen, teksa ka spikatur jo vetëm në Premier League, por, gjithashtu, ka luajtur tashmë edhe për Anglinë.

Ndonjëherë ka pasur dyshime mbi të, por ne ishim këtu për ta mbështetur dhe për ta nxjerrë nga rrethi vicioz i dyshimit. E treguam se kemi e dashur dhe kemi besuar në të. Vardy kishte nevojë vetëm për mbështetje, sepse ai dyshonte te vetvetja”
– tha Shakespeare.

Ish-sulmuesi i Sheffield ishte i ngadaltë për të dalë në krye, por sezonin e kaluar iu dha çmimi i lojtarit të vitit në Angli.

Në 96 ndeshje zyrtare, të luajtura në Premier League, ai ka shënuar 38 gola dhe ka dhënë më shumë se 23 asiste. Në moshën 30-vjeçare, Vardy ka një kontratë me Leicester deri në vitin 2020. Ndoshta, Ibiza do të duhet të presë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot