Mbytja e 3-vjeçarit sirian Aylan Kurdi ka shkaktuar mjaft reaksion në mbarë botën. Vogëlushi kishte lindur në një vend të pushtuar nga lufta dhe për këtë arsye prindërit e tij kishin menduar të largoheshin nga vendi për t’u larguar për një jetë më të mirë.

Në një rrëfim mjaft prekës dhe rrënqethës për mediat britanike babai i tij tregon lufton për të shpëtuar atë, vëllain i tij më të madh dhe nënën e tyre. "Gjithçka kisha ëndërruar u zhduk. E vetmja gjë që dua është të varros fëmijët e mi dhe të qëndroj me ta derisa të ndërroi jetë me ta. Fëmijët e mi më rrëshqitën nga duart"- është shprehur Abdullah Kurdi, babai i vogëlushit.

I tronditur ai vijon fjalën e tij duke treguar momentin sesi varka u mbyt. "Kishim veshur jelekë shpëtimi, por papritmas barka u përmbys, për shkak se disa njerëz u ngritën në këmbë. Kam mbajtur dorën e gruas sime, ndërsa fëmijët më rrëshqitën. Në Kanada më kanë ofruar azil, por pas asaj që ndodhi unë nuk dua të shkoj atje.

Dua të të çoj trupat e familjarëve të mi në Saruc, qyteti turk në kufi me Sirinë dhe të kalojë gjithë pranë tyre. I shtrëngova fort kur barka u përmbys, por një dallgë e madhe goditi në fillim djalin tim të madh, Galip, e më pas mori edhe të voglin.

Vogëlushët e ishin më të bukurit më të mrekullueshmit. Ata më zgjonin  çdo mëngjes për të luajtur me ta, ndërsa tani nuk janë më,”-përfundon mes lotëve fjalën  e tij. Babai i vogëlushit të ndjerë shprehet se tashmë nuk i intereson azili në Kanada pas fatkeqësisë së rëndë që i ndodhi.

babai i femijes sirian

babai i femijes sirian
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)