Rrëfimi tronditës i gazetarit të BBC: Ndjeva se vdekja ishte shumë afër, pashë 4 viktima dhe mbi 100 të plagosur! Personat nën rrënoja kërkonin ndihmë
Foto nga bombardimet në Rripin e Gazës nga gazetari i BBC-së
Foto nga bombardimet në Rripin e Gazës nga gazetari i BBC-së
Një gazetar i BBC-së ka rrëfyer së fundmi për bombardimet në Rripin e Gazës teksa ai ishte duke blerë disa gjëra për fëmijët e tij nga fshati Bani Suhaila. Ai tha se papritur katër bomba ishin lëshuar mes tyre dhe se gurët kishin fluturuar mbi kokat e tyre.
Ai tha se të gjithë njerëzit kishin filluar duke bërtitur, duke u shprehur se "ndjeva se vdekja ishte shumë afër kësaj radhe".
Gazetari tha se njerëzit ishin mbuluar me pluhur dhe me gjak, dhe se një burrë mbante një vajzë të vogël të plagosur, duke bërtitur: 'Thirrni një ambulancë'.
Po ashtu shtoi se kishte parë 4 viktima dhe më shumë se 100 të plagosur dhe shumë persona të tjerë që ishin nën rrënoja kërkonin për ndihmë.
"Rreth dy orë më parë, shkova për të blerë disa furnizime për fëmijët e mi nga fshati Bani Suhaila, në lindje të Khan Yunis. Një burrë i mirë më ftoi të pija një filxhan çaj të nxehtë. Papritur, katër bomba ranë me shpejtësi rreth nesh. Gurë fluturuan mbi kokat tona. Të gjithë po bërtisnin. Ndjeva se vdekja ishte shumë afër kësaj radhe. Vrapova shpejt drejt zonës. Rreth 10 shtëpi ishin shkatërruar. Njerëzit ishin të mbuluar me pluhur dhe gjak. Një burrë mbante një vajzë të vogël të plagosur, duke bërtitur: Thirrni një ambulancë. Pashë katër të vdekur dhe më shumë se njëqind të plagosur dhe dëgjova zërat e të ngujuarve nën rrënoja duke bërtitur për ndihmë", tha gazetari i BBC-së.
Lajmi kryesor:
Lufta/ OBSH: Spitali Al-Shifa në Gaza nuk është më funksional! Netanyahu: Jemi të hapur për marrëveshje mbi lirimin e pengjeve
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41
-
GJNP urdhër-arrest ndaj Netanjahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant! Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash mund të ketë ndaj Izraelit?
22 Nëntor, 09:39
-
Urdhërarresti për Netanjahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Biden: Skandaloz! 44 mijë viktima në 13 muaj luftë
22 Nëntor, 07:28
-
Netanyahu reagon për mandat arrestin: Vendim atisemitik! Ai mund të arrestohet në 124 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë
21 Nëntor, 17:34
-
Lufta/ Gjykata e Hagës lëshon urdhërarrest për kryeministrin izraelit, Netanyahu, ish ministrin Gallant dhe liderin e Hamasit! Në akuzë për krime lufte
21 Nëntor, 13:16
-
Lufta/ Dhjetëra të vrarë nga bombardimet izraelite në veri të Gazës! Senati amerikan i jep dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
21 Nëntor, 07:17
-
Lideri i Hezbollah: Do të godasim qendrën e Tel Avivit
20 Nëntor, 16:31
-
Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar
20 Nëntor, 08:22