Rrëfimi tronditës i të miturës që u përdhunua nga babai: U afrua, më mbylli gojën dhe kreu aktin! M’u neverit! Vishja shumë rroba që mos më prekte

Rrëfimi tronditës i të miturës që u përdhunua nga babai: U afrua, më mbylli gojën dhe kreu aktin! M’u neverit! Vishja shumë rroba që mos më prekte

Foto ilustruese

Babai i saj i moshës 61 vjeç  është dënuar sepse e abuzoi seksualisht. E ëma nuk e besoi, madje u terrorizua nga rrëfimi I fëmijës. Por ajo tregon se si përpara se të dilte nga shkolla, drithërohej dhe i dukej jeta brenda ferrit në rast se në shtëpi gjendej vetëm i ati dhe jo e ëma. Ndaj fëmija telefononte të ëmën “alo mami a je në shtëpi”? Kur e ëma i pohonte se ende nuk kishte përfunduar punën fëmija endej rrugëve nga frika se nëse shkonte në shtëpi, aty e priste përdhunuesi i saj, babai.

Pak ditë më parë gjatë raportimit në Kuvend Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano deklaroi se numri i fëmijëve të abuzuar ka kaluar në 60, të gjithë ata të ngacmuar seksualisht nga fqinjë apo njerëz të familjes.

Gazetasi.al do të sjellë histori fëmijësh që u zbuluan nga psikologët e shkollës për shkak të sjelljes së tyre të frikësuar dhe të mbyllur, ose sepse në një moment ata vizatuan trupin lakuriq të gjinisë tjetër.

E tillë është historia e fëmijës V. ( me iniciale të ndryshuara) e cila u abuzua nga babai, dhe që nuk u paraqit në asnjë seancë në gjykatë por u përfaqësua nga organizata “të ndryshëm por të barabartë” .

E mitura sot 16 vjeçe,  sipas materialit të treguar Gazetasi.al  i rrëfeu mësueses kujdestare se ishte shumë e mërzitur.

Mësuesja kujdestare pyeti për këtë rrethanë të rënduar të fëmijës V. dy shoqet e saj. Çfarë i ka ndodhur shoqes tuaj – kujton se pyeti mësuesja kujdestare, dhe dy fëmijët ju përgjigjën: “ Ajo qan pa pushim”.

Në dosjen që iu tregua fëmija u pohon shoqeve- më ka ngacmuar babi. Kaq ka mjaftuar që mësuesja të kërkojë një psikologe e cila ka siguruar krejt të vërtetën.

“Neve na habiti refuzimi i fëmijës që në këtë proces të sigurimit të deklaratës, të merrte pjesë dhe e ëma. Ndaj ju plotësua kërkesa dhe dëshmia ishte shokuese,” kujton për Gazetasi.al një nga oficerët e komisariatit numër 5 në Kamëz.

“Babai hyri në dhomë dhe unë po luaja me telefon, u afrua dhe më pyeti diçka për telefonin. U afrua dhe më puthi në qafë dhe më shtrëngoi. Më pas më mbylli gojën dhe kreu aktin. I qetë mori telefonin dhe kaloi në dhomën tjetër” rrëfen e mitura.

E terrorizuar vajza ka mbyllur dhomën dhe ka telefonuar të ëmën, që kur doli nga puna e bija i kërkoi: “Duhet të flasim pak”. “Por mami vazhdoi me punët, tha, nuk kam kohë tani. U shtriva dhe fjeta pa bukë dhe qava”. Vajza deklaron se i ati abuzoi për herë të parë në tetor 2020. E pyetur nga psikologët se çfarë veprimesh konkrete kreu ai, ajo përgjigjet: “Më kapi me forcë, mbante pantallona të zeza veshur dhe i hoqi. Nuk po kuptoja çfarë po ndodhte, nuk mund ta imagjinoja diçka të tillë nga babai im. I kam mbajtur sytë e mbyllur nga frika dhe tmerri , isha e frikësuar dhe kisha trup ta shikoja im atë lakuriq” .

Vajza rrëfen detaje se si mbas abuzimit, kur e ëma u kthye në shtëpi i ati po sillej sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

“U ul në tavolinë për të ngrënë darkë dhe babai ishte i qetë. Veproi si  në një ditë normale. Kur mami ikte ai afrohej dhe më bënte me shenjë të mos flisja. Nuk kam me besim tek askush.

Babai mu neverit si njeri”,  dëshmon më tej V.  “Ne ditët në vazhdim më fuste duart në gjoks dhe e shtyja dhe kisha tmerr të qëndroja në shtëpi. Mamaja nuk arriti të kuptonte asgjë pse nuk i flisja babait me gojë dhe pse shmangesha, ajo vetëm pastronte dhe bënte punët”.

Vajza rrëfen se sa herë dilte nga shkolla në rast se e ëma nuk gjendej në banesë ajo vonohej .

“Nga frika mbaja shumë rroba sepse nuk doja t’më prekte me dorë, por babai më prekte sipër rrobave. Babai është një mostër, nëna po më thoshte porositë e babait kur po rritesha se duhet të ruaja nderin dhe të isha e virgjër, dhe mamaja s’do më besonte kurrë sepse unë isha shumë e lidhur me babain”.

“Megjithatë në një nga ditët e tmerrshme të abuzimit dhe ngacmimit të të atit  ajo ka vënë në dijeni të ëmën”,  deklaron një zyrtar policie që u mor me zbardhjen e çështjes që dërgoi në pranga burrin abuzues.

“ Babai po më prek në trup- i thashë – , por mamaja ma ktheu e habitur; çfarë the ? Pas kësaj nuk fola asnjë fjalë dhe qava.

“Kur isha e vogël mbaj mend që babai pinte shumë alkool dhe unë kisha shumë frikë prej tij.

Ai ka rol dominues në shtëpi, është autoritar dhe kontrollon çdo lëvizje të mamit.

Mami është e bindur  dhe ka presion në çdo aspekt nga babai”, rrëfen ajo

Në fashikull përmendet se fëmija mbas abuzimit dhe situatës së nderë të ngacmimeve fizike në vazhdim, ajo u mbyll në vetvete, u bë agresive me të ëmën dhe nuk mësonte më.

“Ajo ishte një nga nxënëset më të mira në klasë”- thotë mësuesja kujdestare dhe megjithëse u mundova të flas me të dhe të ëmën, ajo thoshte që po vuante vdekjen e një të afërmi. Kjo gjendje zgjati disa muaj derisa përmes shoqeve, vajza foli.

‘Babai e shante mamin i thoshte kuckë dhe mami nuk përgjigjej asnjëherë. Nuk kam besim tek mami  nuk dua të flas dhe të tregoj nëse ajo do jetë e pranishme” qe kërkesa përpara oficereve të policisë e  fëmijës që përfundoi në komisariat së bashku me mësuesen dhe psikologë të shumtë.

Teksa janë kryer ekspertizat që konfirmuan se fëmija ishte e defloruar më pas është pyetur veçmas edhe e ëma.

“A ke parë ndryshim të gjendjes së vajzës” – e pyeti oficeri të ëmën? Ajo përgjigjet: “Vajza s’më ka treguar asgjë për situatën që ka përjetuar  dhe nuk kam parë asnjë shqetësim nga ana e saj. Ime bijë është tip i vështirë  dhe për familjen tonë nderi është i rëndësishëm”.

E pyetur se ku gjendej në datat që fëmija rrëfen se u abuzua gruaja përgjigjet: “Kam qenë në punë dhe kur shkova në shtëpi, nuk pashë asnjë gjendje shqetësimi. Burri ishte në punë kurse vajza po flinte në dhomën tjetër. Por është e vërtetë se kohët e fundit vajza ka qenë e mbyllur dhe e mërzitur, por edhe burri është i sëmurë dhe ju vendos në dispozicion dokumentet e KEMP”.

Por psikologët vlerësojnë dhe hedhin poshtë alibinë e nënës. Ata deklarojnë: “Duke analizuar informacionin, sjelljen dhe personalitetin  dhe nivelin intelektual jemi të bindur se jemi përballë një situatë traumatike, të krijuar në një ambient jo të përshtatshëm psiko emocional. Veprimet e prindërve kanë efekt të vazhdueshëm në gjendjen emocionale të V.  dhe e ëma nuk është në gjendje të menaxhojë kapacitetin e asaj që ka ndodhur në familje. Vajza aktualisht vazhdon me pasoja të rënda psiko emocionale të vazhdueshme”/Gazeta SI

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'