TIRANE- Asnjë punonjës social nuk mund të ushtrojë profesionin e tij nëse nuk liçensohet nga Urdhri i Punonjësit Social. Projektligji i ri që ka kaluar në Kuvend, parashikon të gjithë procedurat që duhet të ndjekë një punonjës social për të ushtruar profesionin e tij. Urdhri do të jetë një strukturë e re që do krijohet me qëllimin e vetëm për të strukturuar dhe organizuar tregun e punës të punonjësve social. Çdo punonjës social i diplomuar apo që ushtron këtë profesion duhet të regjistrohet pranë kësaj strukture të re që po do të ngrihet.