Rregulla të reja për emërimet dhe largimet e mësuesve

 /ATSH/-Të gjithë mësuesit që duan të punësohen në arsimin parauniversitar, duhet të kalojnë përmes testimit  në portalin 'Mësues për Shqipërinë".
Udhëzmi nr.38, i cili hyri në fuqi ditën e djeshme, rregullon procedurën e emërimit apo largimit të mësesve. Sipas ndryshimeve të bëra, drejtori mbetet ai që mer vendimin për të marrë apo per larguar mësuesin, ndonëse nuk mund t'a bëjë këtë pa marrë mendimin e këshillit të prindërve apo komisionit psiko-social.
Në udhezimin e ministrisë se Arsimit sqarohet se ndryshime janë bërë edhe në dokumentacionin e aplikimit, si dhe te komisioni që vlerson  kandidatët për një vend pune. Gjithashtu, nga ky vit, do të jetë testimi që do të fusë mësuesit në sistem, bashkë me dosjen që ka çdo kandidat, duke favorizuar ata që mbledhin pikë maksimale dhe siç funksiononte më parë, me  konkurs përpara një komisioni që kryente vleresimin me pikë. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh