Rregullorja e BE për vizat, çdo 
vend mund të sjellë pezullimin

Rregullorja e BE për vizat, çdo <br />vend mund të sjellë pezullimin
Institucionet europiane miratuan këtë të enjte rregulloren e re për pezullimin e lëvizjes pa viza në vendet "Schengen".

Dokumenti u miratua nga Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian. Pezullimi mund të aktivizohet me një njoftim nga një vend anëtar, ose nga Komisioni. 

Në rregullore janë zgjeruar arsyet përse mund të kërkohet vendosja e vizave.

Ndër to përfshihet rënia e bashkëpunimit për riatdhesim nga shtetet jashtë Be-së, rritja e numrit të atyre që refuzojnë riatdhesim, përfshi këtu edhe për shtetasit e vendeve të treta në tranzit, si dhe rritjen e rrezikut ndaj rendit publik apo sigurisë së brendshme të vendeve anëtare.

Kjo rregullore e re e bën më të lehtë për vendet anëtare aplikimin e këtij mekanizmi bllokues, i cili synon gjithashtu të ulë numrin e azilkërkuesve .

Shqipëria përfitoi liberalizimin e vizave me vendet "Schengen" që nga dhjetori i vitit 2010-të.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai