Zgjedhjet në PD mund të përfundojnë në Gjykatë! Harxhi: Rregullorja për zgjedhjet e pavlefshme, duhet të miratohet në Këshillin Kombëtar! Ristani: S'ekziston Komisioni i Apelimit

Zgjedhjet në PD mund të përfundojnë në Gjykatë! Harxhi: Rregullorja për zgjedhjet e pavlefshme, duhet të miratohet në Këshillin Kombëtar! Ristani: S'ekziston Komisioni i Apelimit

Edith Harxhi dhe Arben Ristani

Zgjedhjet në Partinë Demokratike mund të përfundojnë për pavlefshmëri në gjykatë. Kjo për shkak të përplasjeve për rregulloren e zgjedhjeve që u miratua nga Kryesia por që në fakt duhej miratuar nga Këshilli Kombëtar siç përcakton statuti. Gjithashtu burime nga PD bëjnë me dije se arsye tjetër është edhe mosdhënia e listave të anëtarësisë. Çështja mund të përfundojë në dyert e gjykatës ku do të kërkohet pavlefshmëri e procesit zgjedhor.

Ndërkohë që Report Tv ka mësuar se kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Apelimit të PD drejtuar nga Arben Ristani lidhur me rregulloren e brendshme mbi modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri. Rregullorja e miratuar nga kryesia ditën kur u aprovuan dhe kandidatët për kryetar sipas Harxhit është e pavlefshme sepse ajo duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.

"Është këshilli kombëtar që me propozim të kryesisë dhe kryetarit të partisë miraton rregulloren", shkruan në kërkesë mes të tjerash Harxhi.

Në përgjigjen e tij Ristani thotë se gjykata e partisë nuk është funksionale, pasi është zgjedhur vetëm kryetari dhe jo anëtarët e tjerë pavarësisht kërkesës së bërë nga ai. Mungesa e komisionit të apelit, thotë Ristani nuk mundëson të drejtën statuore të shqyrtimit të apelimit.

Kryesia e PD miratoi rregulloren e zhvillimit të fushatës brenda partisë dhe të zgjedhjeve të 13 qershorit më 23 mars. Në rregulloren me 27 pika parashikohet që çdo kandidat  të ketë një vëzhgues brenda komisionit zgjedhor. Sipas rregullores Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike duhet të bëjë pasqyrimin në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat gjatë fushatës zgjedhore. Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj janë kandidatët zyrtarë që sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhuri Furi: 28/05/2021 18:01

    Pune Pd-je.Organizim zgjedhjesh nga Pd-ja.Me nje fjale futja kot.Akoma nuk e keni kuptuar se çfare eshte kjo parti?

    Përgjigju
    • Furi Furi: 28/05/2021 19:01

      Parti lesh Marike..

  • Mashkullori: 28/05/2021 17:15

    Ja nje argument shume i forte,i cili tregon se PD e udhehequr mbrapa perdes prej Sali Berishes,asnjehere nuk ka qene e interesuar per nje drejtesi te pavarur,nje drejtesi per te gjithe. Qellimisht eshte lene pa u plotesuar me antare Komisioni i Apelimit.I paplotesuar nuk ka mundesi marrje vendimi dhe dhenie drejtesie,pra askush nuk mund te fitoje kunder padrejtesise,kumder vendimarrsit,kryetar,apo titullar i nje forumi partijak.Sali Berisha,e ka ditur se,Lulzim Basha nuk mund te qendronte kryetar i PD-se.Me paaftesine e tij,ai do shkaktonte reagimin e forumeve,te antarsise te partise,prandaj Sali Berisha i ka paraprire ketij reagimi,duke lene te pa ngritur gjykaten e partise... Kete synim ka patur dhe ka realizuar dhe ne drejtimin e shtetit: Shkateroj sistemin e drejtesise me prokurore dhe gjyqtare te plepave,te cilet ishin edhe idhtare te tij,te cilet vepronin jo sipas ligjes,por sipas urdherave te partise ne qender dhe ne rrethe.Prandaj lulezoj korrupsioni,kontrabanda,krimi dhe u shkateruan parimet e drejtimit demokratik te shtetit,u vendos vetgjyqesija e vellavrasja,percarja etj ane negative ne shoqerine Shqiptare etj fenomene negative... PD-jal,sikurse del zbuluar sot me kete njoftim,ka kurajon te vjedhe brenda familjes dhe jo me te vjedhe dhe kundersharet e saj politike ne zgjedhje... Por,per te mbuluar vjedhjet e saj te buxhetit te shtetit,te pronave shteterore dhe private,korrupsionin dhe kontrabanden e saj,perdor slloganin: -"Hajduti therret kapeni hajdutin". Prandaj sa here ka zgjedhje dhe ajo humbet,uleret per vjedhjen e votave,ama kete nuk e ka bere asnjeher kur i fiton ajo zgjedhjet,sepse asnjehere nuk ka fituar,por vetem i ka vjedhur ato... Kjo parti i ka ditet te numuruara,me keto sjellje dhe verpime do te shkaterohet ne nje kohe shume te afert... Populli dhe Shqiperia kane nevoje per nje parti te re te denje per te djathen,sepse i ben mire politikes Shqiptare... Urroj qe nga ky Kongres,te arrihet nje opre e me pare percarrja e kesaj palopartije dhe rikrijimi i nje ofrce te re te djathte me ide dhe veprime perendimore dhe fryme bashkepunimi me te majten ne interes jo vetem partiak,por kryesisht ne interes te shoqerise dhe shtetit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?