19 anëtarët e një anije naftëmbajtëse greke u rrëmbyen nga piratët shumë pranë brigjeve të Nigerisë.
Anija që transportonte sasi të madhe nafte krudo u sulmua 77 milje larg ishullit Bonny dhe anëtarët e ekuipazhit u rrëmbyen. Ende nuk dihet fati i tyre, ndërkohë që forca të shumta po patrullojnë zonën
Naftëmbajtësja me flamur të Hong Kongut, që mban rreth 2 milionë fuçi me naftë, drejtohet nga kompania greke detare “Navios Tankers Menagement”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Shpesh herë anijet e mëdha sulmohen pranë brigjeve të Nigeri apo Somalisë nga persona të armatosur që kërkojnë shpërblim për lirimin e personave të rrëmbyer.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)