PAKISTAN - Ish-Kryeministri i Pakistanit Yousuf Raza Gilani (foto) thotë se djali i tij është rrëmbyer nga persona të paidentifikuar të cilët ishin të armatosur gjatë një tubimi zgjedhor.

Gilani tha për Reuters se djali i tij Ali Haider - një kandidat për Partinë Popullore të Pakistanit është rrëmbyer në qendër të qytetit Multan.

Ai akuzoi kundërshtarët e tij politikë, që fshihen pas këtij sulmi, i cili vjen përpara zgjedhjeve të së shtunës.

Ndërkohë raportohet se një person mbeti i vrarë si pasojë e hapjes së zjarrit nga rrëmbyesit në momentin e rrëmbimit në miting.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtes.

Më 11 maj në Pakistan do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të cilat do të shënojnë herën e parë për një qeveri të zgjedhur.

Pretendenti kryesor për postin e kryeministrit Navaz Sharif është shprehur së nëse shpallet fitues ai do t’i japë fund përfshirjes së vendit në luftën e udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit.

(ad.ti/l.shqiptarja.com)