Pas 21 vitesh, është arrestuar në Gjermani dhe ekstraduar drejt vendit tonë 56 vjeçari Byniamin Hajro, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ndodhur në qershor të vitit 1998, në qytetin e Beratit. Ai akuzohet për vrasje dhe rrëmbimin e Arjan Avdullait dhe Eduart Pemës.
Dy të rinjtë u rrëmbyen, u torturuan e më pas u dogjën, njëri prej tyre i gjallë në lagjen Vakëf në Berat nga një bandë me të njëjtin emër, pjesë e së cilës ishte edhe Hajro.Hetimet për këtë ngjarje nisën më 22 Mars të vitit 1998, me Prokurorinë që ngriti akuza ndaj shtetasve Kudret Zhuka, i arrestuar në dhjetor 2013, Kastriot Frashëri, Byniamin Hajro dhe Gazmend Hoxha.
Me nisjen e hetimeve, familjet e disa prej autorëve të masakrës së ndodhur në Berat u larguan jashtë Shqipërisë nga frika e gjakmarrjes. Por prova vendimtare që siguroi prokuroria, e cila zbardhi edhe ngjarjen, ishte dëshmia e shtetasit Ronaldo Pema, vëllait të njërit prej viktimave.
Ai kishte qenë bashkë me të vrarin në momentin kur makina e autorëve ndaloi aty dhe të akuzuarit me armë në kokë e detyruan të riun të hipte në mjetin e tyre për ta çuar te vendi i keqtrajtimit. Në dëshminë e tij, Ronaldo Pema tregoi me detaje se si 4 të akuzuarit keqtrajtuan dy të rinjtë, dhe më pas i lidhën, u hodhën benzinë, i dogjën, dhe më pas autorët e kësaj ngjarje makabër u larguan të qetë.
Autoritetet shqiptare e kishin shpallur në kërkim prej 21 vitesh Byniamin Hajron, të dënuar në mungesë me 25 vite burg, dënim të cilin 56-vjeçari do të duhet ta vuajë. Hajro ishte në listën e 16 personave më të kërkuar në qytetin e Beratit.
-
Ore, po numeroni njehere sa te vdekur, te masakruar, te vrare e te groposur kane qene keto 30 vjet te ashtuquajtur 'demokraci' e kapirdhtadhizem e krahasojeni me gjoja krimet e komunizmit e te enverit (qe ne fakt s'ka qene kurre komunist). Pa permendur te vdekurit neper rruge nga aksidentet, te vdekurit nga overdozat e drograve e ato nga semundjet e tmerret e ndotjes se pakonrolluar te mjedisit. Vetem keto krahasojini, (pa permendur te tjerat), e do te shihni se ai Komunizmi enverian qe shani (qe ne fakt ka qene vetem enverizem e jo komunizem i vertete) do t'ju duket parajse e vertete.
Përgjigju -
Qysh kur janë bâ trima lalucat e mistrecat, i ka ardhë fundi kësaj bote
Përgjigju-
Kafsha te futsha derrin. Berati 2500 vjet qytet se ka ul koken kurre. U bone ti me fol per Br. Mi halesh
-
Mistreci, të dhjefsha mu në Berat, katund!
-
Ne 97 humben jeten 3000 veta. Nga keta, 2000 vetem ne Berat. Vetem Altini ka bere mbi 300 vrasje. Kshuqe po sje i bindur per trima shko provoje njer ne Berat.
-
-
Kaq pak vite burg
Përgjigju -
kalbeni ne burg psikopatin
Përgjigju -
plera..rripeni te gjalle
Përgjigju -
Për nga surrati duket vlonjat. Hahahahahah!
Përgjigju-
Kta jane jevgj
-
Vlonjat dhe ky pa tjeter!! Do thoni ju tiranaset. Po qe ta merrni vesh njehere e mire se Vlora ka Vlonjate vetem 20.000 njerez. Te tjeret jane shartime fshatrash lumenjsh dhe kodrash
-

Komente
Komento