Pas Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës, Policia e Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook listën e 16 personave më të kërkuar të qarkut të Beratit. Mes emrave të njohur që janë në kërkim është edhe Musa Protoduari i dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bande të armatosur dhe vrasje në vitin 1997.
Historia e masakrës së Urës Vajgurore
Ngjarja u shënua gjatë vitit 1997-të, ndërsa të vrarë mbetën katër policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano. Viktimë mbeti edhe roja i vilës së Protoduarëve, i paidentifikuar. Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Përplasja e armatosur filloi në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.
Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie.
Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.
Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës. Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë. Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit. Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua.
Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën. Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së. Për këtë ngjarje është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Musa Protoduari, ndërsa bashkëshortja e tij Fatbardha, ish-pronare e vilës së njohur në qendër të Urës vajgurore është dënuar me 17 vjet burg.
Të dënuarit e tjerë për vrasje në listën e të kërkuarve të Beratit
Rentjan Toslluku i dënuar me 16 vite burg për vrasje në 1997
Artan Yzeiri i dënuar me 17 vite për vrasje
Edmirant Hoxha i dënuar me 25 vite burg për vjedhje me pasojë vrasjen
Misir Tare i dënuar për vrasje
Albert Shimi 18 vite për vrasje
Bledar Bega 20 vite për vrasje
Sokol Bega 25 vite për vrasje
Orion Qirko i dënuar 22 vite për vrasje
Byniamin Hajro 25 vite për vrasje
Bensik Çoadari 25 vite për vrasje
Pëllumb Joca 25 vite për vrasje

/Shqiptarja.com
Komente


Fraiku keta kane harruar edhe Lorenc Bashen qe vrau Radin tek posta ne 1992 me cifte. Edhe sot e kesaj dite asnje gjurme per kete.
PërgjigjuInformacion jo i sakte per vrasjen e policeve ne Uren Vajgurore, e dista here qe e lexoj ketu. Askush nuk e rrembeu autoblinden e policise. Gjate kthimit mbasi beri eskorten e Nanos u qellua pabesisht me predha antitank nga vila e protoduarve me qellim. Njerezit brenda viles ishin shkodrane, bandite te sjelle nga rrugaci Azem Hajdari dhe te identifikuar. Ka qene skenar i terrorit qe Saliu vuri ne veprim mbasi humbi kontrollin shteteror mbi shqiperine. Per kete arsye e afroi Azem halabakun ne PD ne vitin '97. Nese autoblinda do te rrembehej atehere perse duhet te ishin 4 policet brenda? Kaq e thjeshte eshte llogjika. Lista eshte e paplote, keni harruar Aglinin me te vellain qe jeton ne USA. Apo publikoni keta me 6 vite denim.
PërgjigjuKush nuk ka lidhje Aglini qe vrau dhe arbitrin kur qelloi Zhakun e zi? Apo i vellai qe vrau femijen 11 vjec? Nuk ka frike njeri nga keta zuzare dhe nga zuzaret si puna jote. E di ti fatun e Gjergjit qe nxorri Aglinin nga tirana pasi vrau ate qe i bente xhiro biondes me makine apo jo o shoku. Tani qe jsne ne pension po shkruajne kujtime dhe po paguajne killera per te lare hesapet e vjetra. Hiqen si prinder shembullore, por harrojne qe hasmerite do jua lene femijeve te tyre. Beji te fala Kastriot Jaupit aty ku po kalbet ne burg dhe Shuaipit qe e terhoqi zvarre policia neper berat. Qe atehere keta trima leshi jane te gjithe ne ilegalitet. Nuk e dime nese i mbajne ende lidhjet me ish ministrin e brendshem Agron Musarain apo nipcet e tij tek myslym shyri. Ne rregull shoku, mos e krusj me gjethe fiku.
Iku koha e hundeleshve o shok kush ka vrar do e paguaj kush nuk ka mar hak per njerzit e vet normal qe ka shtet e ishalla kalben ne burg dhe urojm zotin qe mos te ket me njerez te turpit gjukus te koruptuar si ne kohen e sal zagarit
Ik ore 80 lekesh ku gje ti, ke qene poshte krevatit kur qellohesh jashte.Mos permend emra kot pa lidhje se te del ndonje hunde lesh e te con per lesh.