Avokati Idajet Beqiri ka ngritur dyshime serioze për rrëmbimin e Bleona Matës dhe ka folur për kontradikta në dëshmitë kyçe të dosjes. Sipas tij, interesi për këtë çështje mbetet i lartë dhe institucionet duhet të veprojnë.
Komentet Beqiri i bëri në emisionin ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume në Report TV, ku tha se rrëmbimi i Bleona Matës është një ngjarje e kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Beqiri vijoi më tej duke thënë se një pjesë e grupit kriminal mund të jetë paguar për kryerjen e rrëmbimit, ndërsa një pjesë tjetër e grupit sipas tij, mund të ketë pasur interesa të caktuara për kryerjen e rrëmbimit.
Ndërkohë në një lidhje direkte nga Kukësi, nëna e Bleonës rrëfeu dhimbjen, akuzat dhe zhgënjimin për mungesën e reagimit nga familjarët e babait. Ajo bëri thirrje që e vërteta të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend. Sipas nënës, ishte halla ajo që e zhduku Bleonën në mal.
“Kjo ka qenë një pistë që është ngritur. Ai mund të jetë në rolin e ekzekutorit, sa për ta marrë dhe për ta çuar diku. Kështu që ai faktikisht është hetuar për këtë çështje dhe është pushuar hetimi ndaj tij, me argumentin se nuk ka pasur prova. Ai mund edhe të ketë kaluar dhe është i sëmurë psiqik.
Edhe mund të jetë i papërgjegjshëm për veprimet që kryen. Por në rast se do të jetë i tillë, ai duhet të futej brenda një institucioni psikiatrik. Në këtë aspekt rezervohem sepse janë vërtetë sekrete hetimore. Ruhem sepse mund të dëmtohet hetimi. Themi gjithmonë që fëmija është rrëmbyer nga një grup i strukturuar kriminal.
Një pjesë e tyre është paguar, ndërsa një pjesë e kanë bërë se kanë qenë pjesë e lojës. Por duhet ta kërkojmë brenda familjes Mata. Përgjegjës kryesor bëj të atin. Por fillimisht gjyshi i saj ka qenë në pozita shumë të mira, ka kontribuar për çështjen, por tërheqja e tij, Zenelit, ngre shumë dyshime dhe ne duhet ta kërkojmë brenda familjes Mata”, është shprehur Beqiri.
Komente













Pedofili që u shkruan adoleshenteve të fakultetit të drejtsisë me lëpirje qeni, nëpër.rrjetet sociale dhe u thotë "që dëshiron tu japë leksione vullnetarisht falas si gjoja specialist i drejtësisë", u shkruan që mund të u japë leksione në hotelet më lluksoze të Tiranës apo Durrësit, në dhoma vipash. Ndaj ai pedofil do të mbrojë kriminelët e mafiozet komunist te ramës ne cdo tv pushtetti, sepse rama e shperblen me lek mafie si zëdhënës i së keqes për të rrënuar demokracinë në Shqipëri. sepse mafia qeverisëse me mediat e mafiozëve i kanë dhënë hapsirë që të lehë nëpër media por dhe ja fshehin krimet e ti deri dhe me shitjen e fëmijëve jashtë Shqipërisë si Bleona Matën, së cilës tashmë i ka skllavruar dhe Mamkën asaj viktime duke ja marrë nëpër intervista e gjoja si avokat që dashka ta ndihmojë atë zonjë të mjerë per ti gjetur vajzen qe ai me tutore e kane shitur ne Belgjike, atje ku Biqiri ka vilen e blere me vjedhje e mashtrime por dhe me tendera te perfituar nga qeveria.. e sot bredhe me makine neper Shqiperi atë nene te Bleona Mates duke e keqperdorur ne medfia e nëpër vënde ku do ai jargavitës. lexoni denoncime publike se kush është lopa byqiri i ramës....
Përgjigju