Rrëmbimi i djalit të baronit të 
drogës "El Chapo", ja pamjet

Rrëmbimi i djalit të baronit të <br />drogës 
Një pengmarrje spektakolare ka ndodhur në një resort turistik në Meksike, ku mes mesin e16 pengjeve është edhe djali i baronit më të madh të drogës, supertrafikantit Joaquin “El Chapo” Guzman.

Jesus Alfredo Guzman, 29 vjeç, është një prej 6 anëtarëve të kartelit Sinaloa që u rrëmbyen nga banda rivale Brezi i Ri i Xhaliskos në resortin turistik të Puerto Vallartas dhe pamjet janë publike pasi u siguruan nga disa kamera sigurie


1
2
3
6
(Pamje nga rrëmbimi)

Babai i tij “El Chapo ndodhet në burg, udhëhoqi kartelin Sinaloa prej vitesh dhe besohet se Jesus Guzman është një prej anëtarëve kryesorë të tij. Edhe ky i fundit kërkohet nga SHBA.

6 anëtarët e Sinaloas u rrëmbyen bashkë me njerëz të tjerë në një restorant në Puerto Vallarta dhe fillimisht autoritetet nuk dinin arsyet e këtij gjesti. Por, zbulimi se mes të rrëmbyerve ishte Jesus Guzman duket se nxorri në dritë arsyet. Nuk dihet me siguri, por mediat raportojnë se mes të rrëmbyerve mund të jetë edhe një djalë tjetër i Guzmanit, Ivan Guzman. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.c
om


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë