SHBA- Ariel Castro ngarkohet me akuzat për rrëmbimin dhe përdhunimin e tri grave, të cilat janë liruar pas gati një dekade rrëmbimi e mbajtjeje pa dëshirën e tyre nga ana e të akuzuarit.

Autoritetet amerikane e kanë akuzuar Ariel Castro-n për rrëmbimin dhe përdhunimin e tri grave, të cilat janë liruar të hënën nga shtëpia e Castro-s, ku po mbaheshin të mbyllura për shumë vjet.

Ndërkohë mësohet se kundër dy vëllezërve të Castro-s, Pedro dhe Onil, të cilët gjithashtu janë arrestuar, nuk është ngritur aktakuzë.

Policia ka thënë se tri gratë e liruara ditën e hënë, më herët nuk kanë pasur mundësinë e ikjes nga shtëpia ku po mbaheshin. Ato kanë mundur të largohen vetëm pasi njëra prej tyre, Amanda Berry, arriti të arratisej me ndihmën e një fqinji të Castros, Charles Ramsey, i cili dëgjoi thirrjet që vinin nga shtëpia,

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)