'Rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor'/ Rama publikon videon: Nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t'u ndryshojmë faqen

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte duke publikuar një video në të cilën tregohen pamje nga qëndra të ndryshme shëndetësore të cilat janë transformuar.

Teksa bën një premtim për të gjithë shqiptarët, përmes një postimi në rrjetin social kryeministri Rama shprehet brenda këtij mandati 300 kantiereve të do t'u ndryshohet faqja nga Veriu në Jug duke i transformauar ato nga rrënoja për dinjitetin njerëzor në një pikë shërbimi normal.

"Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t'u ndryshojnë faqen brenda këtij mandati qendrave shëndetësore të Shqipërisë, duke i transformuar nga rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor, në pika shërbimi normal për qytetarët e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama .

Si pjesë e programit  për të krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor, qeveria prej disa kohësh ka nisur një nismë, në kuadër të programit për rehabilitimin dhe ristrokturimin e 300 qëndrave shëndetësore nw tw gjithw vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 12/02/2019 21:44

    Fjala juaj ne vesh te zotit .Nese do ta realizonit keto qe thoni ,do te ishte nje mbrekulli per shqipetaret ,zoti ju ndihmoft.Sa per 6 vjet te kaluara keni realizuar pak ,shum pak ;besoni se per 2 vjet do te ndertoni 300 qendera shendetesore .Ky premtim duket si ender ,ku edhe ju vet ,sigurisht nuk e besoni. Me gjith ate ju e that , te tjeret ne dacin ta besojne.

    Përgjigju
  • Justiniani: 12/02/2019 17:13

    Ec perpara z.Rama..,normal qe ju s"keni Shkopin Magjik...,je e vetmja Shprese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës