MIRDITË-Arrestohen nga policia dy persona për grabitje. Ata janë Angjelin Perleka 29 vjeç dhe Erjol Shtjefanaku 32 vjeç, të dy banues në Mirditë. Dy të arrestuarit ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë një personi me inicialet N.Gj.
Ata e goditën dhe dhunuan fizikisht me mjete të forta duke i marrë paratë, që kishte në portofol. Pas denoncimit, ata janë identifikuar dhe arrestuar. Materialet procduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale" Vjedhja me dhunë" dhe "Plagosje e lehtë me dashje" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 89 -25 të Kodit Penal
Komente











Nuk ka njerez me te ndyre se ata qe i vjedhin djersen tjetrit sidomos me dhune.
PërgjigjuEpo te jesh ne pune tenden, te rropatesh ne pune per te bere ndonje lek per shtepi, te vijne ne fund te dites dhe ti marrin dy funderrina, kjo ska b... te rrije. Keta parazite te pashkolle e pa asnje lloj zanati, vetem kete dine te bejne. Shpetimi nga keta eshte vetem plumbi kokes, pasi dhe kur te dalin nga burgu, te njejten gje do bejne.
PërgjigjuBurg perjete krimineleve
Përgjigju