PD kallëzon drejtoreshën e Kopshtit në Elbasan: Mbledh karta ID të punonjësve për PS-në

PD kallëzon drejtoreshën e Kopshtit në Elbasan: Mbledh karta ID të punonjësve për PS-në

Drejtoresha e Kopshtit nr.9 në Elbasan, Valbona Lala

Partia Demokratike e Degës Elbasan ka nisur një kallëzim për drejtoreshën e Kopshtit të Elbasanit Valbona Lala. Sipas tyre, Lala abuzon me detyrën dhe mbledh karta identiteti për Partinë Socialiste për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në postimin e tyre në faqen zyrtarë në Facebook, shkruhet se PD do vijojë hapat ligjor për pretendimin e tyre.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike nis kallëzimet për drejtuesit e institucioneve që abuzojnë me detyrën dhe mbledhin kartat e identitetit për Partinë Socialiste!

Kallëzim penal për drejtoreshën e Kopshti nr.9 në Elbasan, Valbona Lala!

Njoftim për Mediat

Partia Demokratike Dega Elbasan ka paralajmëruar edhe më herët se po ndjek me përgjegjshmëri dhe kujdes të plotë sjelljen e drejtuesve të çdo niveli në institucionet publike në Elbasan, sa i takon qëndrimeve të tyre në raport me vartësit në funksion të procesit zgjedhor të 14 majit! Kryetari i degës së Partisë Demokratike Dega Elbasan, Blendi Himçi në daljen e tij të fundit për mediat paralajmëroi çdo zyrtarë publik të mos abuzojë me funksionin që mban, duke ushtruar presione të çdo lloj natyre ndaj nëpunësve që ka në varësi!

Në funksion të këtij zotimi, pas indikacioneve dhe referimeve të marra nga nëpunës të një institucioni publik arsimor, për rastin e drejtueses së Kopshtit Publik nr.9 në Elbasan znj.Valbona Lala, Departamenti Ligjor në PD ka vendosur t'i drejtohet institucioneve të drejtësisë duke e kallëzuar penalisht këtë të fundit!

Është trishtuese dhe e paprecedentë se si një drejtuese e një institucioni arsimor angazhohet për mbledhjen e numrave të kartave të identitetit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste!

Është trishtuese se si një funksionar që është emëruar për të mësuar dije dhe kulturë tek fëmijët, angazhohet në veprimtari anti-demokratike dhe anti-ligjore në funksion të ruajtjes së pozitave të saj si drejtuese institucioni.

Partia Demokratike Dega Elbasan do të ndjek të gjithë hapat ligjore përballë çdo funksionari publik që zgjedh të vendoset në shërbim të Partisë Socialiste!

Llogaritë do t'i keni të hapura me institucionet e drejtësisë.

Rikujtesë:Kur të jeni atje, as Gledi në ikje s'do mund të bëj asgjë për tju shpëtuar! Sepse siç është edhe tradita e socialistëve miqtë i shesin të parët!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loku: 18/01/2023 14:14

    Ja fut kot plako nuk duhen kartat për asgje me votimet.Duket se ske asgje për te thene.

    Përgjigju
  • ermal: 17/01/2023 10:59

    Cila PD se kjo eshte bere PDH....

    Përgjigju
  • I Majti: 16/01/2023 15:01

    PD nuk e votoj per 1001 arsye e para nuk mundet me qe Pd te udhehiqet nga Sali Berisha,por nje gje eshte fakt qe PS ju merr kartat administrates !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore