Mbrëmjen e djeshme dëbora ka mbuluar qytetin e Lezhës, rrëshje të shumta dëbore kanë mbuluar qytetin dhe zonat përreth. Trashësia e dëborës i kalon 5 cm, si pasojë kjo ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa nga akset rrugore brenda qytetit.

Disa nga rrugët kryesore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, borëpastrueset po vazhdojnë për pastrimin e rrugëve

[gallery]25675[/gallery]
Probleme kanë pasur edhe qytete të tjera si Elbasani, Librazhdi, Përrenjasi, Korça, dëbora ka bllokuar disa nga akset kryesore por vështirësi haset në zonat e thella ku disa fshatra kanë ngelur të izoluar dhe pa energji elektrike.

[gallery]25676[/gallery]

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com