Rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë rrëshqitje të dherave gjatë natës, duke dëmtuar tubin kryesor kryesor që furnizon me ujë të pijshëm disa zona të Tiranës.
Si pasojë e kësaj, njofton sot UKT, do të ketë ndërprerje të ujit të pijshëm në zonën e Tiranës së Re, Komunës së Parisit, Qesarakë, Shkozë, Sauk, Sanatorium dhe Qytetin Studenti.
UKT bën me dije se po punohet për zgjidhjen e problemit, por pa njoftuar se kur mund të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.
“UKT njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, gjatë natës ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu përgjatë tubit kryesor që furnizon zonën e Tiranës së Re, Komunës së Parisit, Qesarakë, Shkozë, Sauk, Sanatorium dhe Qyteti Studenti. Rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëmtime serioze në këtë tub. Për këtë arsye këto zona të Tiranës do të kenë kufizime të furnizimit me ujë. UKT po punon intensivisht për zgjidhjen e situatës, duke angazhuar të gjitha forcat në terrenin e vështirë të zonës. Falenderojmë të gjithë qytetarët e Tiranës për mirëkuptimin”, njofton UKT.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com