Reshjet e dëndura të shiut kanë vënë në alarm pjesën jugore të Shqipërisë me një nivel 7.6 të Lumit të Vjosës mbi nivelin e detit.
I pyetur nga Report Tv Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka folur për gjendjen alarmate që ka zënë të gjithë qarkun si dhe ka folur mbi ato me risk më të madh. Sipas Perfektit të Vlorës rreziku më i madh është kalimi i kuotës në 8 metra. Zonat më problematike janë Konispoli, Mesapliku dhe Selenica.
Deri më tani 11 familje janë evakuuar pranë bregut të lumit të Vjosës i cili tashmë ka dalë nga shtrati në Selenicë. Megjithatë, Prefekti thekson se nje erë lindore mund të ndihmojë në derdhjen e Vjosës në det.
‘Aktualisht e gjithe situata e ditës së sotme në të gjithë qarkut ka qenë me intesitet të lartë të reshjeve. Kryesisht në zonën e Finiqit, Konsipolit, Himarës, Delvinës, Selenicës, Lumit të Vlorës por edhe këtu në Vlorë. Shpresojmë që me ngadalësimin e reshjeve ta kemi në kontroll situatën deri nesër në mëngjes. Informacionet që na vijnë nga Përmeti nga 7 që ka qenë niveli rreth orës 20:00 tani nga ora 23:00 ka shkuar në 6.2 pra ka rënë me 80 cm. Por ky reflektim i kësaj rënieje do të paktën 12 orë të reflektohet. Na favorizon zbatica dhe jemi në kutën 30 cm dhe drejtimi i erës që është nga lindja për një shkarkim të Vjosës në det. Niveli i Vjosës për momentin, numri shkon në 7.6, në Përmet siç thashe 6.2, në Memaliaj 5.5 dhe kjo është një situatë e cila na bën të jemi në orën e rrezikut.
Është e vërtëtë që për shkak të reshjeve kemi disa problematika në qark, më të rëndat janë në Konsipol më disa përmbytje të parcelave me manderina po ashtu edhe në Mesaplik me një urë të rrëzuar dhe me një situatë të bllokuar po ashtu edhe Selenica shfaq problematikat e veta me reshje të dëndura. Mendojmë dhe shpresojmë se me kalimin e kësaj situatë meterologjike në të ndërhyjmë për të stabilizuar situatën në këto pika. , komunikoi Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj.
Report Tv mëson se 11 banesa janë në ujë, 7 në fshatin e Navoselës dhe 4 në fshatin Fitore. Priten zhvillime të mëtejshme mbi situatën alarmante të shkaktuar nga moti i keq i cili ka prekur pothuajse të gjithë vendin.
Lajmi kryesor: