Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës prej më shumë se 8 orë, si pasojë e situatës së krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.
Prej më shumë se 8 orësh asnjë makinë nuk ka mundur të lëvizë duke krijuar rradhë të gjata autmjetesh. Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë si dhe bllokimi i disa makinave. Ndërsa dhjetra automjete presin të kalojnë në dy senset e rrugës, trafiku i krijuar ka bërë të pamundur ndërhyrjen e borëpastrueses në këtë zonë problematike, ndonëse atje janë disa prej tyre dhe po përpiqen të normalizojnë situatën.
Edhe aksi që të çon në këtë doganë ka qenë i bllokuar për disa orë pasi te zona e quajtur "Kthesa e Tetovarit" era ka grumbulluar mbi 1 metër borë. Në një lidhje telefonike pak më parë për Report TV një qytetar tha se ka mbi 6 orë që pret, ndërsa shton se ka të tjerë që janë aty që prej orës 12:00 të paradites së sotme. Teksa situata duket e vështirë, në radhë presin edhe gra e fëmijë mes tyre edhe shtatzëna.
Që prej ditës së djeshme në disa zona në vendin tonë ka prezencë të madhe të ngricave, ndërsa akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Problematikat më të theksuara janë në Lezhë, sidomos në aksin Lezhë-Milot duke bërë që me qindra qytetarët të kalojnë natën në makinat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar prej ditës së djeshme për shkaka të stuhisë së dëborës që mbuloi zonën.
Lajmi kryesor:
Vendi nën 'pushtetin' e borës! Dhjetra fshatra të bllokuara nga veriu në jug! Rrugët të kalueshme me zinxhirë! Aksi Lezhë-Milot problematik, disa zona pa energji
Këto janë makinat që kanë bllokuar aksin e doganës Qafë Thanë për më shumë se 8 orë.
Shoferët e makinave janë larguar nga automjetet duket e bërë më të vështirë ndërhyrjen e borëpastrueseve për të zhbllokuar aksin.
Siç shihet dhe nga pamjet makinat janë të mbuluara me dëborë deri te xhamat.
Aksi Qafë Thanë drejt doganës së Maqedonisë vijon të jetë i bllokuar prej gati 8 orësh.
Dhjetra automjete presin të kalojnë në dy senset e rrugës. Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë.
3 mjete që janë braktisur nga drejtuesit janë bërë një tjetër shkak për këtë bllokim. Pritet ndërhyrja me mjete të vogla boërpastruese për të lëvizur 3 mjetet dhe më pas të vijojë heqja dëborës.
Situata është mjaft e vështirë pasi në radhë presin gra e fëmijë mes tyre edhe shtatzënë. Tek kthesa e Tetovarit dëbora arrin 1.5 metër si pasojë e erës. Borëpastruest kanë filluar punën.
Situata vijon të jetë shqetësuese në Qafë Thanë aty ku qytetarët janë të bllokuar prej disa orësh.
Në një lidhje telefonike për Report TV një qytetar tha se ka mbi 6 orë që pret, ndërsa shton se ka të tjerë që janë aty që prej orës 12:00 të paradites së sotme.
"Kam mbi 6 orë e gjysmë që jam i bllokuar na Qafë Thanë, ka mbi 14 autobusë të bllokuar. Policia shqiptare thotë se ka ndodhur një aksident, mirëpo disa persona thanë se ska borëpastrues, kjo është arsyeja.
Unë kam mbi 6 orë që pres, kurse disa të tjera që nga ora 12 e drekës. Nga ana maqedonase ka borëpastruese vetëm nga ana jonë ska. Që nga ora 12 e drekës", tha ai.