Vendi nën 'pushtetin' e borës! Dhjetra fshatra të bllokuara nga veriu në jug! Rrugët të kalueshme me zinxhirë! Aksi Lezhë-Milot problematik, disa zona pa energji

Vendi nën 'pushtetin' e borës! Dhjetra fshatra të bllokuara nga veriu në jug! Rrugët të kalueshme me zinxhirë! Aksi Lezhë-Milot problematik, disa zona pa energji

Moti i ftohtë me reshje dëbore ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit duke sjellë bllokimin e disa rrugëve kryesore.

Problematikat më të theksuara janë në Lezhë, sidomos në aksin Lezhë-Milot duke bërë që me qindra qytetarët të kalojnë natën në makinat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar prej ditës së djeshme për shkaka të stuhisë së dëborës që mbuloi zonën.

Edhe në Dibër e zonat e malësisë së Krujës ka bllokim të rrugëve, prezencë të madhe të ngricave, ndërsa akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Në Dibër rruga nacionale Peshkopi- Tiranë është e kalueshme me zinxhir me disa vështirësi, problematik ka në aksin Fushë Bulqizë në Qafën e Buallit, rruga Peshkopi- Kukës është e kalueshme me zinxhirë dhe kjo rrugë ka problematik në Vasie. Rruga ura e Çerenecit-Librazhd e bllokuar, Rruga e Krastës është e kalueshme më vështirësi. Rrugët rurale në Dibër që lidhin fshatrat janë totalisht  të bllokuara,trashësia e borës shkon deri në 1 metër.

Në Qarkun Korçës të bllokuar nga dëbora janë fshatrat Panarit, Velcan Trebinje, fshatrat në Gore e Moglicë dhe rrugët në fushën e Maliqit nga bora që shkon nga 30 cm deri ne 70 cm.

Gjatë gjithë aksit të rrugës nacionale ka ngrica të mëdha dhe qarkullojnë vetëm mjetet me zinxhirë. Ndërkohë që në Tiranë, parkun Kombëtar të Llogarasë dhe në Berat, dëbora ka ofruar pamje fantastike, por pa problematika në qarkullimin e mjeteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Fshati Panarit më shumë se 12 orë pa drita

Fshati i Panaritit përveç bllokimit dhe izolimit nga dëbora, për më tepër se 12 orë po vuan nga mungesa e energjisë elektrike.

Po ashtu, edhe fshatrat e Grabockës, Katundit, Treskës, Trebickës, Ballabanovës, Selenicës se poshtme, Çlirimit, Qytezës gjatë gjithë ditës së sotme kanë mungesë të energjisë elektrike.

Mendohet që ka defekt në një nga kabinat kryesore, po ashtu ndikon në këtë gjendje është rrjeti i amortizuar elektrik.
Sipas drejtuesve të OSSHE ditën e nesërme disa punonjës do të jenë në këto zona për riparimin e defekteve por për shkak të terrenit të vështirë zgjidhja definitive mund të kërkojë kohë.

Maja e Mashkullorës momentalisht ka më tepër se 1.5 metër borë

Ora 22:51
Moti i keq, Autoritet Portual i Durrësit: Trageti drejt Barit nuk niset sipas orarit të parashikuar

Për shkak të kushteve të motit, lundrimi i tragetit “AF Marina” dhe “Rigel VII drejt Brait nuk do të bëhet në oraret e parashikuara.

Konfirmimi vjen nga Autoritet Portual në Durrës, i cili thekson se agjencitë lundrimore do të marrin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse.

"Dispeçeria Qendrore  e Autoritetit Portual Durrës informon të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali), se për shkak të kushteve të motit, lundrimi i tragetit “AF Marina” dhe “Rigel VII” nuk do të bëhet në oraret e parashikuara. Agjencitë lundrimore do të marin të gjitha masat për akomodimin e udhëtarëve deri në normalizimin e kushteve të motit dhe nisjen e trageteve drejt destinacioneve përkatëse. Ju falenderojmë për mirëkuptimin", shkruhet në njoftim.

Ora 21:10
Moti i keq/ Balluku në zyrat e OSHEE, inxhinieri: Ende 36 mijë abonentë pa energji elektrike

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka vizituar zyrat e OSHEE për t’u informuar lidhur me problemet me energjinë elektrike si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë.

Ndërsa thotë foli për pikën  kulminante të motit të keq, Inxhinieri që e shoqëroi Ballukun, tha se në mëngjes pati 96 mijë abonentë pa energji elektrike, ndërsa tani aktualisht ka ende 36 mijë.

”Duhet thënë që, unë sot pasi kam bërë disa inspektimet edhe tek OST, ndalova tek ju për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës. Duke pasur një kërkesë, për të kuptuar si është situata, nëse do kemi avari që do zgjasin, për çfarë jemi të përgatitur, çfarë ndodh në vijim.

Është bërë punë e madhe edhe dje, se vendi ka qenë në stuhi. Kemi parë si ka pasur shkëputje. Për më tepër si i është dhënë zgjidhje edhe zonave ku ka pasur shkëputje dhe mendohej se nuk do të ndërhyhej. Sikurse jemi në dijeni, që nga dita e djeshme ka patur një ndryshim i theksuar klimaterik. Ishin 96 mijë pa energji elektrike, aktualisht 36 mijë abonentë, 70% i kemi rikuperuar.

Kjo është bërë në saj të mirëorganizimit. OSHEE është për këto situata. Hera e parë specifike që vendosen tre emergjenca njëra mbi tjetrën. COVID-19, përmbytjet në veri dhe dëbora. Të gjitha mpleksen bashkë. Unë mund të them se nëse në 2015 kemi pasur 237 mijë abonentë pa energji vetëm në zonën e Librazhdit prej dëborës. Punojmë me statistika, i krahasojmë njëra me tjetrën. 60% e përgjigjur më mirë. Ne kemi një rrjet komunal ajror, që në zonat rurale dhe të thella e vuan shumë pjesën klimaterike.”- tha Balluku.

Ministrja tha se është bërë një progres prej 70% ndërkohë që po punohet për të stabilizuar situatën në zonat ku ka ende probleme.

Ora 18:51
Balluku: Shteti është në këmbë, jemi përballë motit ekstrem! Drenova: Këto janë defektet me energjinë, të gjitha grupet janë në gatishmëri

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në një lidhje live së bashku me drejtorin e OST-së Skerdi Drenova, kanë folur për situatën e motit në vendin tonë. Balluku theksoi se jemi në kushtet e motit ekstrem, kurse shtoi se stuhia do të vazhdojë deri të premten. Ajo nënvizoi se për çdo problem, shteti është në këmbë.

Pjesë nga prononcimi:

Belinda Balluku: Jemi përballë motit ekstrem. Stuhia do të vazhdojë deri të premten. Shiu dhe bora shpresojmë se do të ndalen, por temperatura të ulëta pritet të ketë gjatë kësaj kohe. Shteti është në këmbë. Ne nuk duam aksidente. Dilni nga shtëpia vetëm kur të jetë e nevojshme. Jam në OST, me Skerdi Drenovën. Mbrëmë ishte situatë e rëndë për OST, dhe Skerdi do na bëjë situatën me dije.

Skerdi Drenova: Patëm dy defekte të rënda, ishte natë e vështirë. Dje në male dhe në bjeshke ishin ekipet në Burrel dhe në Vaun e Dejës. Sot në mëngjes janë nisur 4 grupe në Fierzë. Në kushte ekstreme moti, njerëzit po punojnë për të pasur energji elektrike. Të gjitha grupet tona janë në gatishmëri totale. Njerëzit tanë po bëjnë një punë të madhe.

Belinda Balluku: Për ne është shumë e rëndësishme që njerëzit tanë të ndihen të sigurt. Ne nuk kemi shkopin magjik, që të ndalojmë borën apo të ndalim çdo avari të mundshme, por ne sigurojmë që jemi në krye të punëve. Punonjësit e OST dhe të KESH kanë qenë e do jenë në gatishmëri.

Ora 17:50
Moti i keq, disa fshatra pa energji elektrike, situata sërish problematike në aksin Lezhë-Milot

1613302718_lezha.jpg

Situata në disa zona në Lezhë është problematike. Zona më problematike vijon të mbetet Lezhë-Milot.

Megjithëse ka pasur ndërhyrje për të mirëmbajtur këtë segment, sërish ka pasur vështirësi në lëvizjen e makinave.

Po ashtu edhe në rrugët e qytetit të Lezhës ka probleme me lëvizjen e makinave.

Sa i përket akseve të tjera nacionale, bëhet e ditur se janë të kalueshme, por që duhet bërë kujdes.

Po ashtu si pasojë e motit të keq, disa fshatra kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Fshatrat Berzan, Pllane, Zejmen, Markatomaj, Spiten, Prull, Tresh, Manati etj. janë pa energji elektrike prej 2 ditësh.

Mësohet se shkak janë bërë defektet në rrjetin elektrik, si pasojë e motit me stuhi dhe ende nuk është bërë i mundur riparimi i defekteve.

Kjo situatë ka sjellë edhe mungesë të ujit të pijshëm, në shumë zona, duke vështirësuar jetesën e qindra familjeve në këto ditë acari.

Ora 16:55
Borë dhe Shën Valentin, si u festua sot në Tiranë

1613317913_bora.jpg

Ky Shën Valentin është festuar ndryshe këtë vit në Tiranë. Ashtu si në të gjithë vendin, kryeqyteti u zgjua i mbuluar nën petkun e bardhë të dëborës mëngjesin sotëm.

Me lule në duar, duke ju gëzuar bardhësisë së borës, dhe kryeqytetit, të dashuruarit, por jo vetëm kanë gëzuar në këtë ditë të veçantë.

Ne po ju sjellim pak nga atmosfersa e Shën Valentit, sesi u festua në kryeqytetin i mbuluar si rrallë herë nga dëbora.

 

Ora 16:16
Dhjetëra makina të bllokuara në Qafë-Thanë, në radhë fëmijë e gra shtatzëna! Borëpastrueset vështirësi në ndërhyrje! Qytetari për Report Tv: Kam mbi 6 orë që pres

Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës prej më shumë se 8 orë, si pasojë e situatës së krijuar për shkak të kushteve të vështira të motit.

Prej më shumë se 8 orësh asnjë makinë nuk ka mundur të lëvizë duke krijuar rradhë të gjata autmjetesh. Shkak është bërë stuhia e dëborës, prania e madhe e saj në rrugë si dhe bllokimi i disa makinave. Ndërsa dhjetra automjete presin të kalojnë në dy senset e rrugës, trafiku i krijuar ka bërë të pamundur ndërhyrjen e borëpastrueses në këtë zonë problematike, ndonëse atje janë disa prej tyre dhe po përpiqen të normalizojnë situatën.

Edhe aksi që të çon në këtë doganë ka qenë i bllokuar për disa orë pasi te zona e quajtur "Kthesa e Tetovarit" era ka grumbulluar mbi 1 metër borë. Në një lidhje telefonike pak më parë për Report TV një qytetar tha se ka mbi 6 orë që pret, ndërsa shton se ka të tjerë që janë aty që prej orës 12:00 të paradites së sotme. Teksa situata duket e vështirë, në radhë presin edhe gra e fëmijë mes tyre edhe shtatzëna. 

Që prej ditës së djeshme në disa zona në vendin tonë ka prezencë të madhe të ngricave, ndërsa akset nacionale janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Problematikat më të theksuara janë në Lezhë, sidomos në aksin Lezhë-Milot duke bërë që me qindra qytetarët të kalojnë natën në makinat e tyre, pasi kanë mbetur të bllokuar prej ditës së djeshme për shkaka të stuhisë së dëborës që mbuloi zonën.

Ora 15:37
Situata në burgje, Ministria e Drejtësisë: Ka probleme me ngrohjen në Kukës, është bllokuar rruga që të çon në burgun e Krujës dhe Lezhës

1613302718_lezha.jpg

Ministria e Drejtësisë ka dhënë informacion në lidhje me situatën që paraqitet në burgje pas reshjeve intensive të dëborës në të gjithë vendin.

Shtabi i Emergjencës pranë kësaj ministria raporton se momentalisht paraqiten probleme me ngrohjen në Kukës, për shkak se temperaturat janë shumë të ulëta dhe ngrohja bëhet vetëm me sobë me dru.

Sakaq në burgun e Krujës dhe të Lezhës si pasojë e reshjeve të dëborës, ka bllokim të rrugës që shkon në IV Krujë dhe në IEVP Lezhë kalohet me vështirësi për në institucion, pasi në hyrje të rrugës ka rrëshqitur një trailer, shërbimet rrugore po punojnë për zhvendosjen e tij.

‘Informacion lidhur me situatën në IEVP-të e vendit nga Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë.

1. Situata në të gjitha IEVP-të është e qetë e pa probleme.

2. Shërbimet e turneve të shërbimit janë të kompletuar e pa mungesa.

3. Ndërprerje të energjisë elektrike ka patur deri tani ka pasur vetëm IEVP Lezhë, gjë e cila ka sjellë dhe probleme me ngrohjen. Aktualisht u rregullua defekti dhe ka energji elektrike, situata është normalizuar në kohë rekord.

4. Probleme me ngrohjen ka në IEVP Kukës pasi temperaturat janë shumë të ulta dhe dhomat e banimit për ngrohje kanë vetëm një sobë me dru, po kështu probleme me furnizimin me ujë ka pasur deri në orën 10:00 në IEVP Kukës pasi kishin ngrirë depozitat, aktualisht ka furnizim të rregullt me ujë, në institucionet e tjera nuk ka probleme.

5. Furnizimi me ushqime është kryer normalisht në të gjithë IEVP-të.

6. Probleme nga reshjet e dëborës momentalisht ka në IEVP Lezhë dhe IV Krujë. Si pasojë e dëborës ka bllokim të rrugës që shkon në IV Krujë dhe në IEVP Lezhë kalohet me vështirësi për në institucion, pasi në hyrje të rrugës ka rrëshqitur një trailer, shërbimet rrugore po punojnë për zhvendosjen e tij.

7. Probleme të tjera nuk ka, vazhdojmë normalisht ndjekjen e shërbimeve.’- thuhet në njoftim.

Ora 13:57
Rama nxjerr pamjet e borëpastruesve në Rrugën e Kombit: Gatishmëri e plotë përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit

Pothuajse i gjithë territori i vendit, është përfshirë nga reshje bore, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen dhe në qarkullimin e mjeteve.

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një video në rrjetet sociale, ku shihen borëpastruese të cilat janë në terren për të hapur rrugën e Kombit dhe për të krijuar lehtësi në lëvizjen e mjeteve.

Rama njofton se qeveria është në gatishmëri të plotë në Rrugën e Kombit, përballë sprovës së jashtëzakonshme të motit.

‘Gatishmëri e plotë në Rrugën e Kombit, përballë sprovës së jashtëzakonshme të moti!’- shkruan Rama.

 

Ora 13:17
Temperaturat -16 gradë në Pukë, kryetari i bashkisë Gjonaj: Problem shtyllat elektrike të dëmtuara, akset e lira, po ndihmojnë familjet me ushqime e ilaçe

Situata e bores dhe ngricave ka venë në gatishmëri Bashkinë e Pukës. Akse rrugore nacionale  janë liruar pasi që prej mbrëmjes së djeshme dhe edhe sot po punohet për largimin e ngricave. Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj në një intervistë për mediat ka deklaruar se situata është tejet e vështirë dhe temperaturat shkojnë deri ne -16 grade celsius. Ai i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që përdorin zinxhirët ndërkohë që një problem që është shfaqur në këtë zonë ka qenë edhe dëmtimi i linjave të energjisë elektrike.

"Situatë vështirë, pavarësisht masave të marra nga shtabi i emergjencave të shpërndarë në të gjitha qarqet administrative po punohet që nga mbrëmja e deri sot për pastrimin e rrugëve. Po punohet edhe me shtyllat elektrike që janë dëmtuar dhe po merremi sot me rregullimin e tyre. Kemi marrë masat për furnizimin me ushqim dhe me medikamente. Puka si qytet të gjitha rrugët janë hapur dhe po punohet për largimin e akullit dhe i bëjmë  thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe të tregojnë kujdes. Jemi në vështirësi të jashtëzakonshme për sa i përket temperaturave pasi shikojnë deri në -16 gradë celsius", tha Gjonaj.

Ora 12:39
Asnjë ndërhyrje për mirëmbajtjen e rrugës, bllokohen dhjetra mjete në superstradën Lezhë-Milot (VIDEO)

Situata në superstradën Lezhë-Milot vijon që të jetë problematike si shkak i prezencës së dëborës, e cila ka ngrirë.

Dhjetra mjete janë të bllokuara në rrugë që prej ditës së djeshme, ndërsa shumë makina kanë rrëshqitur, dalë nga rruga apo përplasur.

Ende asnjë ndërhyrje nga firma kontraktore, e cila mirëmban këtë aks rrugor.

Ora 12:15
Mjegull e dendur në Qafën e Llogarasë, drejtuesit e automjeteve këshillohen që të lëvizin me kujdes (PAMJET)

Një mjegull e dendur ka mbuluar Qafën e Llogarasë, duke krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Në zonën e Llogarasë reshjet e borës kanë qenë të shumta, ku trashësia shkon deri në 20 cm. Rruga është e kalueshme edhe pa zinxhirë.

Por nga ana tjetër, mëngjesin e sotme në këtë park janë krijuar pamje fantastike, duke e kthyer këtë vend si një destinacion të preferuar, jo vetëm për të dashuruarit në këtë ditë, por edhe për familjarët.

 

Ora 12:13
Dëborë në buzë të liqenit, pamje mahnitëse nga Pogradeci! Rrugët e kalueshme me zinxhirë (VIDEO-FOTO)

Pogradeci ka ofruar ditën e sotme pamje  fantastike ku buzë liqenit trashësia e dëborës arrin deri në disa centimetra. Qytetarët kanë dalë në rrugë për ta shijuar pamjen, ndërsa kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë.

Ora 11:56
Fadromat në punë për hapjen e rrugëve rurale në Tiranë, Veliaj: Mirënjohje për kolegët që e gdhinë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vlerësuar punën e bërë deri më tani nga ekipet e emergjencave për pastrimin dhe zhbllokimin e rrugëve. Veliaj ka publikuar pamje nga hapja e rrugëve rurale në Tiranë.

" Mirënjohje nga zemra kolegëve që e gdhinë duke hapur rrugët rurale të Tiranës së madhe - trimi i mirë, me shokë shumë! Shumë faleminderit shokë", shkruan Veliaj.

Ora 11:36
Pamje nga lart të kryeqytetit, Tirana e ‘pushtuar’ nga dëbora këtë Shën Valentin

Shqipëria, prej ditës së djeshme është nën kushtet e motit ekstrem, ku reshjet e borës në të gjithë vendin kanë krijuar problematika.

Por në kryeqytet dëbora ka krijuar një atmosferë të veçantë, në këtë ditë Shën Valentini.

Siç duket edhe nga pamjet e filmuar nga lart të kryeqytetit, Tirana si rrallë herë duket ndryshe e mbuluara nga reshjet e borës.

Ora 11:19
Asnjë ndërhyrje për të hedhur kripë në rrugë, shënohet një tjetër aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje (VIDEO)

Një tjetër aksident është shënuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pasi rruga është mbuluar nga akulli dhe lëvizja është shumë e rrezikshme.

Report Tv raporton se një makinë ka dalë nga rruga si pasojë prezencës së akullit në rrugë. Drejtuesi i mjetit është lënduar lehtë.

Megjithëse është ngricë dhe temperaturat janë nën zero, nuk është hedhur kripe apo skorje në rrugë për të eliminuar akullin, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve.

Autoriteti Rrugor nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë e cila është emergjente.

Ora 11:04
Stuhitë e dëborës, OSHEE: 2000 punonjës në terren, po punohet në linjat e tensionit të lartë

OSSH ka shtuar gatishmërinë në kushtet e emergjencës, shkaktuar nga moti i keq që ka përfshirë vendin.

OSHEE njofton se 2000 punonjës ndodhen aktualisht në terren, duke punuar në linjat e Tensionit të Lartë, shtyllat dhe kabinat. Kujdes të veçantë tregohet për institucionet e rëndësisë së veçanërisht spitalet.

Ora 11:01
Si rrallë herë, edhe Durrësi mbulohet nga dëbora, pamjet e pazakonta nga qyteti bregdetar

Si rrallë herë edhe qyteti i Durrësit, është 'zgjuar' nën petkun e bardhë të borës mëngjesin e sotëm.

Report Tv sjell pamjet nga qyteti bregdetar, ku shihet se bardhësia e borës ka mbuluar gjithë qytetin.

Aktualisht nuk raportohet për rrugë të bllokuara, apo vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Ora 10:40
Ministria e Mbrojtjes apel qytetarëve: Evitoni lëvizjet! Ushtarët ngrenë në krah makinat për lirimin e aksit Lezhë-Milot, cisternë me karburant për makinat e bllokuara

Nisur nga përkeqësimi i motit dhe reshjet e borës në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes u ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë lëvizjen jo të domosdoshme.

Ministria e Mbrojtjes informon se në ditët në vijim pritet mot i kthjellët, po për shkak të temperaturave do të ketë ngricë në rrugë.

‘I gjithë territori i vendit tonë ditën e sotme është mbizotëruar nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe me reshje dëbore. Si rezultat i reshjeve të borës në disa qarqe të vendit kemi pasur problematika në disa akse rrugore.

Ditët në vijim pritet mot i kthjellët, por për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica në rrugë.

Ditën e djeshme si rezultat i reshjeve të borës është bllokuar aksi rrugor Milot-Lezhë. Situata ishte shumë e vështirë pasi 2 kamionë ishin përplasur me njëri-tjetrin dhe ishte e pamundur qarkullimi i mjeteve. Është organizuar puna me forca dhe mjete si dhe batanije dhe karburant për automjetet e bllokuara në këtë aks rrugor. Pas një pune të gjatë aksi rrugor është hapur me vështirësi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme dhe ka filluar qarkullimi i mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të borës, ditën e djeshme ka pasur bllokim të aksit rrugor Elbasan- Librazhd. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë së shtetit dhe firma kontraktore të cilët kanë punuar për normalizimin e situatës. Nga informacioni i marrë sot në mëngjes aksi rrugor është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë rritur gatishmërinë në të gjithë vendin për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Aktualisht trupat dhe mjetet e FA janë të angazhuara në zonën e Nënshkodrës për të ndihmuar lëvizjen e qytetarëve në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, të prekura nga përmbytjet.

Një borëpastruese e Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale të Drenovës është angazhuar për pastrimin e aksit Korçë-Kapshticë.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet jo të domosdoshme, sidomos në akset me prani të theksuar të ngricave.’- njofton mininstria.

Ora 10:36
Situata problematike në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, furgoni i mallrave del nga rruga (VIDEO)

Autostrada Rrogozhinë-Lushnje në të gjithë gjatësinë e saj e mbuluar nga akulli, rrezikon seriozisht lëvizjen e mjeteve dhe qarkullimit në të.

Prania e dëborës e cila në temperaturën nën zero ka ngrirë, ka qenë shkak edhe i përplasjes së disa mjeteve dhe daljes nga rruga të një furgoni transporti mallrash.

Drejtuesi i mjetit është plagosur lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushk, ku ngrica në autostradë është tepër e madhe. Prania e dëborës në autostradë bën lëvizjen e mjeteve tepër të ngadaltë, ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe shpejtësia të ulet.

Nga ana tjetër edhe pse është ngricë dhe temperaturat janë nën zero, nuk është hedhur kripe apo skorje në rrugë për të eliminuar akullin, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve.

Autoriteti Rrugor nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë e cila është emergjente.

Ora 10:13
Pamje me dron nga Fieri, i gjithë qyteti i mbuluar nga bora

Ashtu si në gjithë vendin, dëbora ka zbardhur edhe qytetin e Fierit. Për banorët, kjo është një ngjarje e rrallë, pasi ky fenomen natyror ndodh pas disa vitesh.

Ndërkohë Report Tv sjellë edhe pamjet me dron nga Fieri, teksa shihet se qyteti është mbuluar nga dëbora.

Për herë të fundit ka rënë dëborë në muajin shkurt të vitit 2018. Reshjet e dëborës të cilat kanë filluar nga ora 21 e mbrëmjes se djeshme kanë bërë e mundur vetëm të mbulojnë parqet e gjelbëruar të qytetit, pemët si dhe mjetet e parkuara në rrugë, siç shikohen edhe nga pamjet.

Aktualisht nuk ka problematika në rrugë dhe në qarkullimin e mjeteve.

Ora 10:10
Shqipëria e mbuluar nga dëbora, Shkodra nga uji! 5370 hektar të përmbytur, më problematikët zona e Obotit dhe Dajçit

1612785091_permbytjeshiu.jpg

Në dallim nga i gjithë territori i vendit, i cili është mbuluar nga bora, zona e Nënshkodrës vijon të jetë e mbuluar nga uji. Këtë të diel në mëngjes raportohet se situata me përmbytjen vijon të jetë problematike, ndërsa janë 5370 hektar nën pushtetin e ujit. 13 banesa janë të përmbytura në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, ndërsa dhjetëra të tjera janë të rrethuara nga uji. Zona më e prekur vijon të jetë ajo e Obotit, rruga e së cilës është e paaksesueshme për automjetet. Në zonën e Dajçit gjithsesi uji është në rënie, ndërsa nga një ditë më parë ka ulje me 10 cm. Renie të nivelit ka edhe në Liqenin e Shkodrës me 4 cm dhe në lumin Drin me 3 cm.

Probleme me përmbytjet ka edhe në brendësi të qytetit të Shkodrës. Raportohet për prezencë uji në rreth 200 shtëpi në periferi, në zonën e Livadheve. Po ashtu në Ajasëm janë 2 familje me prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.

Bashkia Shkodër vijon të kërkoj shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç dhe që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyj për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në njësinë administrative Ana e Malit. Për situatën emergjente kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë me një sasi prej 640 ton koncentratë për Anën e Malit, Dajçin dhe Rrethinat.

Ora 09:45
ARRSH njofton mbi situatën e rrugëve: Problematika kryesore aksi Milot -Lezhë, qarkullimi vetëm me zinxhirë në të gjithë vendin

1613292414_Sequence03.00001609.Still026.jpg

Autoritete Rrugor Shqiptar ka informuar mbi gjendjene  akseve nacionale në të gjithë vendin. ARRSH-ja njofton se  gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.

Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.

Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku. Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Sipas ARRSH në rajonin e Veriut, akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

Në rajonin qëndror qarkullimi bëhet me zixhirë në akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

Në rajonin rrugor qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë. Kontraktorët janë në terren  për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.

Ora 09:20
Përmet, bllokohen akset rurale, izolohen disa fshatra

Në Përmet dëbora ka shkaktuar problematika, ku akset që lidhin Përmet-Çarçovë dhe Përmet -Frashër janë të bllokuara ku trashësia e dëborës arrin ën 30 cm.

Me dhjetëra fshatra te izoluara nga bora dhe janë pa energji elektrike në Përmet.

Ora 09:19
Kukës, dëbora krijon problematikë brenda qytetit, kalimi i mjeteve me vështirësi! Akset nacionale të kalueshme vetëm me zinxhirë

Në Kukës situata është tejet problematike. Në qytet stuhitë e dëborës kanë mbuluar të gjitha akset e rrugëve kryesore dhe të brendshme, ku mjetet dhe qytetarët qarkullojnë me vështirësi.

Trashësia e borës në Valbonë është 25 cm, Shishtavec 50 cm ,Bushtricë 15, Qafë-Shllak 25 cm dhe Qafë Prush 20 cm.

Rrugët nacionale janë të kalueshme por me zinxhirë dhe goma dimri.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  natës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve, duke bërë pastrim bore dhe hedhje të kripës. Rruga e Kombit  edhe pse është pushtuar nga dëbora po pastrohet nga borëpastrueset që po bëjnë dhe kriposjen e saj. Qarkullimi është i lirë, ndërsa drejtuesit duhet të lëvizin me zinxhirë.

Ora 08:47
1 metër dëborë në Dibër, rrugët rurale të bllokuara, aksi Peshkopi-Tiranë me zinxhirë (VIDEO)

Situata e motit në Qarkun Dibër, rruga nacionale Peshkopi- Tiranë është e kalueshme me zinxhir me disa vështirësi, problematik ka në aksin Fushë Bulqizë në Qafën e Buallit për shkak të erërave të fuqishme  e bllokojnë shpesh herë këtë segment rruge.

Gjatë gjithë aksit të rrugës nacionale ka ngrica të mëdha dhe qarkullojnë vetëm mjetet me zinxhir.

Rruga Peshkopi- Kukës është e kalueshme me zinxhirë dhe kjo rrugë ka problematik në Vasie. Rruga ura e Çerenecit-Librazhd e bllokuar, Rruga e Krastës është e kalueshme më vështirësi, problematike është segmenti i rrugës nacionale Klos-Qafa e Buallit për shkak të terrenit  malor që kjo rrugë ku dhe kalimi bëhet me vështirësi. Rrugët rurale që lidhin fshatrat janë totalisht  të bllokuara,trashësia e borës në disa zona shkon deri në 40 cm, ndërsa në disa zona për shkak të erërave të forta e kalon 1 metër.

Ora 08:38
Berati i 'një mbi një dritareve' zbardhet nga dëbora (VIDEO)

Edhe Berati është zbardhur nga dëbora, ndërsa akset rrugore nuk paraqesin problematikë. E vetmja situatë e krijuar në Berat është krijuar nga mungesa e energjisë elektrike në disa lagje si dhe disa fshatra të qarkut.

Edhe qarku i Beratit është zbardhur nga dëbora,që ka filluar të bjerë që prej orëve të para të mëngjesit. I gjithë qyteti i Beratit është zgjuar i mbuluar me petkun e bardhë,ndërkohë që raportohen edhe problematika të shkaktuara nga ngricat. Deri tani të gjitha akset nacionale të qarkut janë të kalueshme dhe nuk ka nevojë për zinxhira. Ka prezencë akulli në zonën e "Qafës së Sqepurit" në aksin që lidh Beratin me Fierin dhe në zonën Kozare-Belsh të aksit që lidh Kuçovën me Elbasanin.

Në rrugën e fshatit Drobonik në qytetin e Beratit ka pasur rrëzime pishash në rrugë gjatë natës nga stuhia. Pas prerjes dhe pastrimit të tyre rruga është e kalueshme. Të bllokuara nga dëbora që prej mëngjesit janë rrugët e fshatrave Potom e Gjerbës në Skrapar,ndërkohë që nuk ka mungesë të energjisë elektrike në asnjë zonë deri në këto momente.

Ora 08:34
Shën Valentini vjen ndryshe këtë vit, Tirana 'vishet' me petkun e bardhë të dëborës (PAMJET)

Tirana si rrallë herë është veshur nga petku i bardhë i dëborës duke bërë që qytetarët të zgjohen me një pamje mahnitëse. Tirana është gdhirë mëngjesin e kësaj të diele me një pamje fantastike. Pas katër vitesh, rrugët e kryeqytetit janë zbardhur nga dëbora, e cila nisi mbrëmjen  e djeshme dhe vijoi edhe përgjatë natës.

Pamja që ofronte metropoli, bëri që qytetarët të dilnin herët në mëngjes, për të shijuar dëborën, e për të shkrepur edhe foto.

Rrugët nuk paraqesin problematika, pavarësisht prezencës së ngricave në disa prej tyre.

 

Ora 08:26
Dëbora bllokon disa fshatra në Korçë, akset nacionale të kalueshme vetëm me zinxhirë

Në Qarkun Korçës vijojnë të bien reshjet e dëborës, ndërsa temperaturat e ulëta shënojnë në -8 gradë celsius, ndërsa ka  edhe prezencë të erës së fortë.

Trashësia e dëborës varion 40-50 cm,. ndërsa ën zonat më thella shkon 100 cm - 150 cm. Në Korçë akset kryesore janë të lira dhe të kalueshme me zinxhirë

Të bllokuar nga dëbora janë fshatrat Panarit, Velcan Trebinje, ndërsa ka mungesë të energjisë elektrike në njësinë Proptisht, Homezh, Slabinjë dhe Homçani. Fshatra të bllokuara edhe në Gore e Moglicë. Rrugë të bllokuara dhe në fushën e Maliqit nga bora që shkon nga 30 cm deri ne 70 cm.

Konkretisht:

Velcan trashësia e borës deri ne 70 cm

Dardhas trashësia e bores nga 90cm -1 m

Trebinje trashësia e dëborës nga 40 -70 cm

Proptisht trashësia e dëborës nga 60-70 cm

Trashësia më e madhe e borës është në Mashkullore mbi 2 m bore ndërsa në fshatin Panarit situata është vështirësuar edhe më tepër për 200 banorët të cilët vijojnë të jenë të izoluar prej fillimit të janarit.

Ora 08:17
Bllokohen rrugët në zonat malore të Krujës për shkak të ngricave, izolohen 3 mijë banorë

Dëbora ka shkaktuar problematika të mëdha në Krujë dhe Fushë Krujë, ndërsa në Malësinë e Krujës janë bllokuar 3000 banorë, pasi dëbora në rrugë ka shkuar 50 cm dhe akset rrugore të saj janë të pakalueshëm edhe për shkak të ngricës.

Problemet më të mëdha paraqiten ne zonat malore ku akset rrugore kanë prezencë ngrice duke e bërë të pamundur kalimin edhe me zinxhirë.

Aksi Fushë Krujë-Krujë kalohet vetëm me zinxhirë dhe ka prezence ngrice në disa vende.

Aksi Krujë - Qafshtamë është i bllokuar totalisht dhe e gjithë Malësia e Krujës  dhe të gjitha rrugët e saj janë të bllokura duke izoluar rreth 3 mijë banorë.

Rruga Krujë-Sarisalltik është e bllokuar nga prezenca e ngricës.  

Një ndër zonat me problematike është dhe njësia e Bubqit, thuajse të gjitha rrugët e fshatrave të kësaj njësie janë të bllokuara nga dëbora e ngricat, por duhet theksuar se kjo është e vetmja njësi e cila gjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm po punon për zhbllokimin e rrugëve.

Gjithashtu kjo njësi ka dhe mjaft familje që jetojnë në çadra për shkak të tërmetit.

Ora 07:58
Elbasan, bllokohen 11 fshatra, rrugët të ngrira të kalueshme vetëm me zinxhirë

Në qarkun e Elbasanit dëbora ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit duke shkaktuar probleme me lëvizjen e mjeteve dhe ngrica në rrugë. Si pasojë e stuhisë së dëborës 11 fshatra janë të bllokuara, ndërsa janë pa energji elektrike disa zona të Elbasanit dhe Librazhdit.

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve ka në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të ecin me kujdes dhe zinxhirë.

Ora 07:51
Qindra qytetarë kalojnë natë të bllokuar në makina në aksin Lezhë-Milot

Në qarkun e Lezhës janë ndërprerë reshjet e dëborës që prej orës 1 pas mesnate, por situata mbetet mjaft problematike. Temperaturat nën zero kanë sjell ngrica e për pasojë vështirësi lëvizje në shumë akse rrugore nacionale dhe qytete e fshatra. Ndërkohë dhjetëra qytetar e kaluan natën jashtë, për shkak të bllokimit të automjeteve në aksin Lezhe-Milot në të cilën lëvizja është mjaft e vështirë për shkak të mosndërhyrjes për pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës.

Bllokimi i tyre ndodhi që prej ditës së djeshme pasi vendi u përfshi nga një stuhi dëbore duke bërë të pamundur qarkullimin. Aksi nga Lezha në drejtim të Milotit është i bllokuar, ndërsa policia po devijon automjetet drejt rrugës së vjetër.  

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 14/02/2021 21:11

    RRUGA TIRANE----SHKODER KA QENE DHE DO MBETET NJE GANGRENE ,,,,NJE RRUGE PA ASNJE STANDART,,DHE JO AUTOSTRADE ME NDARJE NE MES,,,KETE RRUGE E KEMI DHURATE NGA ILIR META,,,,C'DO VIT ME QINDRA SHQIPTARE VDESIN ATY NGA AKSIDENTET,,,,EDI RAMA DUHET TE BESH RRUGEN TIRANE--SHKODER NGA E PARA AUTOSTRADE ME TRE KORSI DHE ME NDARJE NE MES,,KJO DO MBYLLTE NJE HERE E MIRE AKSIDENTET....

    Përgjigju
  • Petrit: 14/02/2021 12:41

    Ky Veliaj me keq se Rama, nuk e le dot hopokrizine as te dielen. Falenderon "kolget" qe bejne punen e tyre. Aq shume dashuri tregon. Por ato nuk jane kolege mor injorant, por punonjes ose kontraktore. Kologe eshte term per nje lloj tjeter marredhenie dhe statusi.

    Përgjigju
    • rtstg: 14/02/2021 14:13

      po ku merr vesht gabeli

  • LORA: 14/02/2021 12:34

    Qofte e bekuar kjo bore. Bora ka bereqet te mire ne bujqesi.

    Përgjigju
  • Lezhjani: 14/02/2021 08:18

    Ku eshte Balluku dhe Ergysi i rrugeve , ngelen tu dale ne tv per dite , sot kur duhej u fshen, ku jane kompanit e mirembajtjes vetem sa marin leket..???

    Përgjigju
  • Njoni: 14/02/2021 08:07

    Meqenëse egziston shkenca e sinoptikës dhe meteorologjisë dmth dihet dhe parashikohet moti me shumë saktësi lind pyetja: Pse nuk u hodh kripa përpara nëpër rrugë? Pse nuk u morën masat në kohë? Apo ç'e don.

    Përgjigju
    • Fshati: 14/02/2021 09:24

      Jane marre masat, te gjithe rruget jane te kalueshme me helikopter.

    • Ahmeti: 14/02/2021 08:53

      S’ka kripë! Ja kemi dërguar Nusretit në Dubai. Për ta promovuar

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton