Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë” thuhet në njoftimin e bluve të Elbasanit. Prej mëngjesit vijon puna për të zhbllokuar rrugën nga masivi shkëmbor që ka rënë në fshatin Mamël. Ndërkohë që vijon lëvizja në sensin nga Tirana në Elbasan normalisht.
Njoftimi i ARRSH
Per shkak te reshjeve te shiut, ne oret e para te mengjesit, rreth ores 03:00, ka patur renie masive te gureve te medhenj ne segmentin Elbasan-Tirane, rreth 2 km pa arritur tek tuneli. Kjo rreshqitje ka bllokuar kalimin e mjeteve ne sensin Elbasan-Tirane. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nderhyre menjehere bashke me firmen e mirembajtjes dhe po punohet intensivisht per te hapur plotesisht kalimin.
Eshte vendosur sinjalistika paralajmeruese, eshte devijuar kalimi i mjeteve nga Elbasani drejt Tiranes nga rruga e vjeter. Aktualisht qarkullohet pa proboeme ne sensin Tirane-Elbasan ndersa per sensin Elbasan-Tirane, kerkohet mirekuptimi i qytetareve deri ne pastrimin e plote dhe sigurimin e zones se rreshqitjes. ArRSh do ju mbaje te informuar per me tej per ecurine e nderhyrjes ne terren.
[gallery]25069[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










