Një masiv dheu dhe gurësh ra sot në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, duke bllokuar këtë segment rrugor për disa orë me radhë.

Dy ekskavatorë po punonin për zhbllokimin e rrugës, në vendin e quajtur Dragostunjë, ku po hiqnin masivët e dheut e gurëve, me qëllim ta bënin aksin sërish të aksesueshëm për automjetet.

Prej gati 3 orësh u hodhën poshtë pjesë të masivit të dheut e gurëve që ishin të paqëndrueshëm dhe rrezikonin rënien në rrugën Librazhd-Qafë Thanë.

Puna e këtyre dy ekskavatorëve që po punonin në pjesën e sipërme pranë Korridorit 8, është ndërprerë pak minuta më parë.

Tashmë ka filluar puna për pastrimin e gurëve dhe dheut në këtë aks rrugor, ndërkohë që shpresat e punonjësve të pranishëm janë që për 30 minuta të jetë hapur njëri krah i rrugës, për të filluar qarkullimi i mjeteve.


Lajmi kryesor:

Zhbllokohet aksi Librazhd-Qafë Thanë, hapet rruga në të dyja korsitë pas rënies së masivit të dheut! Pas 7 orësh çlirohet trafiku kilometrik, nis qarkullimi i automjeteve (VIDEO)