Rrëshqitja e rrugës së kalasë në Lezhë akoma pa zgjidhje, Bashkia: Emergjencat civile nuk na u përgjigjen

Muri i rrëzuar në rrugën e kalasë së qytetit të Lezhës vijon të jetë në të njëjtën situatë. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga rreshqitja, insitucionet përgjegjëse ende nuk kanë marrë asnjë masë për t'i dhënë zgjidhje kësaj problemtike e cila sa vjen e përkeqësohet gjatë periudhes së shirave.

Bashkia Lezhë thotë se e ka referuar si problematikë pranë emergjencave civile, por nuk ka patur asnjë reagim dhe në këto kushte kjo njësi vendore do të ndërhyje me financat e veta për ti dhënë zgjidhje problemit.

Nën Kryetarja e Bashkisë Alfrida Marku thotë se është miratuar fondi për sistemimin e murit dhe shumë shpejt do të nisë ndërhyrja.

Alfrida Marku, nënkryetare e Bashkisë Lezhë

Muri në rrugën e kalasë së qytetit të Lezhës u shemb në muajin mars të këtij viti, ndërsa nga rreshqitjet e dherave në këtë zonë u rrezikuan dhe disa banesa.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja