Në segmentin rrugor të Elbasan-Librazhd janë regjistruar sërish rrëshqitje dherash. Sipas informacioneve paraprake kjo situatë është shkakuar si pasojë e punimeve që po kryhen në kodër për Korridorin e VIII dhe tunelin që do të kalojë të kthesat e Murrashit.
Për sigurinë e qytetarëve theksojmë se qarkullimi i makinave bëhet në aksin alternativ mbi lumin Shkumbin.
Kujtojmë se në fund të shkurtit deri në fillim të marsit Juglindja u izolua për 11 ditë pas rrëshqitjes masive të tokës në aksin Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur ‘Arrat e Gurrës’.
Gjatë kësaj periudhe bllokimi i rrugës la në izolim jo vetëm qarkun e Korçës, por dhe fshatrat përreth Prrenjasit e Librazhdit. Banorë të zonës e përshkronin rrugën në këmbë për të arritur në destinacionet e tyre.
Komente











Devijimi eshte hapur qe ne rreth datës 20 e ca Mars, kur rruga nuk ka patur dhe nuk ka shembje. Ato "shembje" që sheh ai udhëtari që filmoi rrugën, janë makineritë që gërmojnë atje lart dhe lëshojnë përposhtë. Me pak fjalë po punohet për rrugën e re sipër.
Përgjigju