Dibër- Reshjet e dendura të shirave të rëna ditët e fundit kanë shkaktuar probleme të ndryshme në Qarkun Dibër. Si pasojë e reshjeve të shiut një masiv i madh dheu mbuloi rrugën nacionale Klos - Qaf Buall në fshatin Klos Katund.

Për pasojë qarkullimi i mjeteve në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë. Ndërkohë në fshatin Klos Katund është vënë re dhe çarja e tokës.

Rrëshqitja e dherave vijon t'i afrohet 4 banesave në këtë fshat. 

Çarja e tokës duket si të ishte bërë nga një tërmet i fuqishëm.

Banorët që jetojnë aty pranë apelojnë për ndihmë që të ndërhyhet sa më shpejt pasi rrëshqitja mund të vijojë dhe t’u rrezikojë shembjen e shtëpive.