Rreth 40 familjeve në zonën e Saukut ju rrezikohet shembja e banesave, pasi dheu ka rrëshqitur nga reshjet e dendura që përfshinë vendin. Banorët e prekur shprehen se në këtë situatë janë prej më shumë se një muaji  dhe frika për jetën i ka bërë ato të lënë strehën e tyre dhe të qëndrojnë në shtëpi me qira.

Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme përpara se të jetë vonë dhe banesat e tyre të kthehen në gërmadha.

“Rreth 4 javë që zunë shirat dhe ka rrëshqit toka. Kanë ardhur e kanë parë dhe deri më tani nuk kanë bërë asgjë. Nëse bie shi akoma rrezikohet shembja. Avllia është çarë. Asgjë. Vijnë e shohin dhe thonë të hapet koha. Rreth 40 familje. Rrezikojmë natën. Pa dalë studimi gjeologjik nuk ka zgjidhje. Është çarë avllia. Ku ra shiu para 2-3 ditësh u bë pellg me ujë. Qeveria dhe bashkia të marrin zgjidhje. Me u shemb dhe shtylla rrezikojnë fëmijët. Duhet të hiqen dherat që të rregullohet shtylla. Rrëshqitje ka përsëri më poshtë. Rrëshqiti dheu dhe u prishën tubat”, tha një banor i Saukut.

“Problemi është se po nuk u hap rruga do të ike. Nuk dimë se sit ë veprojmë. Nuk dimë i kujt është faji. Kryesorja është të hapet rruga”, tha një banore e prekur.

“Shtëpia është shpallur e pabanueshme. Kanë ardhur e kanë parë dhe është shpallur e pa banueshme. Dheu ka hyrë në themel të shtëpisë. Kemi 30 vjet këtu dhe nuk dimë si ka ardhur. A nga tërmeti a nga ndonjë gjë tjetër se dimë. Banojmë me qira. Keq është. Është rreziku nga ujërat”, u shpreh një tjetër.

“Kanë ardhur por thonë  nuk kemi çfarë bëjmë pa dalë studimi gjeologjik. Kemi 1 muaj e 10 ditë që rruga është e rrezikime”, tregoi një banor tjetër.

Përveç banesave, në këtë lagje të Saukut rrezikon dëmtimin edhe një shtyllë elektrike. Për të mos vënë në rrezik jetën e banorëve