VLORE - Reshjet e rëna gjatë dimrit kanë bërë që në disa lagje të Vlorës të ketë rrëshqitje dherash. Më problematike paraqitet lagja "Lirim" ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, shtylla e tensionit të lartë rrezikon të bjerë. Si pasojë, jeta e disa familjeve vihet në rrezik.
Po e njëjta situatë është paraqitur dhe në lagjen "10 korriku" ku rrëshqitja e dherave në një faqe kodre rrezikon të shembet. Të njëjtin fat ka dhe lagja "Partizani" ku si pasojë e dherave, 3 familje që jetojne aty rrezikojnë të shkatërrohen. Muret e tyre janë plasaritur, madje disa shtëpi rrezikojnë të rrëzohen totalisht pasi janë bërë të pabanueshme.
Ndërkohë, "A1 report!" ka shkuar pranë bashkisë për të mësuar se çfarë zgjidhjeje do t'i jepet këtyre familjeve. Nënkryetari i bashkisë për problemet e infrastrukturës pohon se e vetmja mundësi që bashkia t'u vijë në ndihmë këtyre banorëve është që këto familje të paraqesin dokumentacionin përkatës të shpërnguljes së tyre dhe më pas, t'u jepet ndihma.
Për rreh 2 muaj, shumë lagje të qytetit të Vlorës kanë pasur problemin e rrëshqitjes së dherave. Edhe pse përfaqësues lokalë kanë shkuar për t'i parë më nga afër vendet e rrezikuara, ende nuk është marrë ndonjë masë për t'u ardhur në ndihmë, kjo për faktin se këto familje janë ende në proces legalizimi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com