ELBASAN - Reshjet e ditëve të fundit kanë favorizuar fenomenin e rrëshqitjes së dherave, të cilat përveçse e kanë bërë të pakalueshëm aksin që lidh qytetin e Elbasanit me Gjinarin, rrezikojnë edhe shembjen e banesave. Kjo pasi lumi Devoll ka rritur prurjet e tij duke dalë mbi nivelin e urës së Shushicës duke u bllokuar në atë vend.
Situata paraqitet kritike për fshatin Shelcan të komunës së Shushicës në rrethin e Elbasanit, ndërsa jo vetëm shtëpitë e rrezikuara, por të gjitha familjes kanë braktisur banesat.
Banorët tregojnë se jetojnë me frikën e ndonjë katastrofe të mundshme, pasi shkëputja e tokës është në një nivel tepër shqetësues dhe vetëm pak metra larg nga shtëpitë e tyre.
Kryetari i komunës së Shushicës, Lutfi Lala tregon se situata në këtë zonë është tepër e rënduar dhe se pavarësisht korrespondencave të rregullta me institucionet, si prefektura apo Shtabi i Emergjencave Civile, ende nuk është bërë asgjë për t’i ardhur në ndihmë këtyre banorëve.
Rruga që lidh Elbasanin me 25 fshatrat e komunave Gjinar e Zavaline është e pakalueshme, ku rrëshqitjet e fundit të dherave, e kanë përkeqësuar situatën. Kjo rrugë është inauguruar nga Kryeministri Berisha 1 vit më parë.
RREZIKOHET KISHA 500-VJECARE
Z.Lala tregon gjithashtu se nga rrëshqitja e dherave rrezikohet edhe kisha 500-vjeçare e këtij fshati me një vlerë historike. Pikturat e kësaj kishe janë pikturuar nga Konstandin Shpataraku (ONUFRI), i cili njihet si babai i ikonografisë shqiptare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com